Kombëtarja / Panuçi: Vendimi, i Dukës, unë e pranoj… Sidoqoftë, faleminderit!

Share Button

AlbanianSport.com 23/03/2019 18:10

ASNN – Panuçi komenton shkarkimin: Ishte vendim i Dukës, koha do ta tregojë nëse ishte vendimi i duhur. Para se të largohej nga Shqipëria, trajneri italian i Kombëtares, tashmë i shkarkuar nga FSHF-ja, Kristian Panuçi, ka dhënë në Aeroportin “Nënë Tereza” të Rinasit një prononcim për “Top Channel”, ku ka kujtuar se vendimi ka qenë i presidentit Armand Duka por koha do të tregojë nëse ishte vendimi i duhur apo jo.

“Shkarkimi ishte një vendim i presidentit dhe unë e pranoj, – është shprehur Panuçi. – Ka qenë një eksperiencë fantastike dhe falënderoj të gjithë Shqipërinë. Punova në qetësi të plotë falë presidentit Duka, por në fund rezultatet nuk ishin të mira dhe presidenti vendosi që të më largojë. Ishte diçka shumë e rëndësishme që të isha trajner i një kombëtareje, për këtë arsye i detyrohem të gjithëve një faleminderit.”

“Ka gjithmonë një fajtor dhe në këtë rast unë jam përgjegjës, – vijoi trajneri italian, totalisht i dështuar në krye të përfaqësueses së Shqipërisë. – Njerëzit kur humbet Shqipëria vuajnë, në fakt vuaj edhe unë. Gjithsesi kam shumë respekt për të gjithë shqiptarët. I kam falënderuar sot në mëngjes të gjithë lojtarët për gjithçka që më kanë dhënë deri në momentin e fundit.”

“Uroj që të bëjnë gjëra të mira do të jenë gjithmonë në zemrën time”, – shtoi ai. Në fund ish-tekniku i Kombëtares uron që Shqipëria të paraqitet mirë këtu e tutje, ndërsa për vendimin e marrë nga Duka, pra për shkarkimin e tij, Panuçi thotë se këtë do ta gjykojë koha. A mund të bëjë mirë Shqipëria? E uroj këtë. Shpresoj që ky të jetë një vendim i drejtë, por vetëm koha do ta tregojë”, – përfundoi Panuçi.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh