Kombëtarja / Panuçi: Kjo lloj humbjeje të bën keq. Tashmë jemi jashtë Ligës së Kombeve

Share Button

AlbanianSport.com 14/10/2018 23:20

ASNN – I dëshpëruar me rezultatin, por i kënaqur me lojën e skuadrës së tij. Pranon se Shqipëria është tashmë jashtë Ligës së Kombeve, por nuk pranon të thotë se është dorëzuar. Në fakt, kjo ishte me pak fjalë gjendja e trajnerit të Kombëtares kuqezi, Kristian Panuçi, pas humbjes me Izraelin të dielën në mbrëmje.

“Më vjen keq për djemtë, bëmë një ndeshje të jashtëzakonshme, – ka thënë ai, duke folur ekskluzivisht për Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar. – Pësuam një gol nga goditja e portierit, dhe kjo është e rëndë. Edhe më pas morëm një tip autogoli. Të kthehesh me një humbje të tillë, të bën të ndihesh keq.”

I pyetur për rastin e pësimit të golit të parë, edhe vetë trajneri e ka pranuar se është shtangur nga shpejtësi me të cilën rrodhën gjërat, por nuk ngurron të thotë të vërtetën. “Ishte një top i gjatë dhe kur u ktheva pashë që po shkonte tek Hemedi, dhe mbrojtësit po flinin në atë moment, – tha italiani. – Thjesht kemi fjetur.”

Tanimë kreu i stolit kuqezi e ka pranuar me qetësi realitetin e këtij grupi. “Është e vështirë të fitosh 3-0 me skocezët në Shqipëri, dhe pastaj që Skocia të mundë Izraelin, e më pas, prapë do jemi me pikë të barabarta, por Izraeli na mundi këtu 2-0 e ne në shtëpi 1-0 e kështu me radhë. Ndërkohë, ne jemi jashtë.”

Por, a është dorëzuar 45-vjeçari? “Nuk jemi dorëzuar, por duke humbur kështu, bëhet shumë e vështirë”, – ka këmbëngulur italiani. I pyetur në fund nëse Shqipëria ishte më e mirë me Lilajn se Bashan, ai nuk pranoi të zgjidhte. “Nuk më pëlqen që përmendi emra, por këtu në Biir Sheva ka qenë një skuadër e madhe”, – ka përfunduar trajneri i Kombëtares kuqezi, Kristian Panuçi.

 

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh