AlbanianSport.com 05.09.2017 19:55
ASNN – Kombëtarja kuqezi është vendosur që mbrëmë në Strumicë, ku në orën 20:45, do të përballet me Maqedoninë. Në këtë ndeshje luhet jo vetëm për vendin e 3-të në grupin G, i cili tashmë zotërohet nga Shqiperia.
Por edhe për të tentuar një surprizë ndaj vendit të dytë Italisë, me të cilën e ndan një largësi prej 4 pikësh. Lajm i mire për trajnerin Panuçi është dhe rikthimi i Sadikut mes titullarëve.
Ndërkohë, kur mbeten edhe pak orë përpara fillimit të takimit Maqedoni-Shqipëri, gjendja në qytetin e Strumicës është e qetë. Kombëtarja shqiptare vazhdon të jetë e izoluar në hotel, duke qëndruar larg medias dhe tifozerisë.