Kombëtarja / Olsen: Shqipëria, rivali ynë direkt, vështirë për t’u mundur

Share Button

Morten-Olsen

Adriatik Balla 27.08.2015 22:50

Danimarka ka treguar “dhëmbët” kundër Shqipërisë ende pa u afruar ora e ndeshjes. Ishte pikërisht trajneri i përfaqësueses daneze, Morten Olsen, i cili hodhi “benzinë” në zjarrin e përplasjes së afërme midis dy skuadrave tona kombëtare më 4 shtator në Kopenhagen. Olsen publikoi listën e lojtarëve të Danimarkës për ndeshjen me Shqipërinë dhe bëri deklarata të bujshme në kuadër të këtij takimi, duke thënë se ndeshja përballë kuqezinjve shqiptarë është më e rëndësishmja e këtij sezoni kualifikues dhe një duel i drejtpërdrejtë që ka vlerë kualifikuese.

Për këtë arsye ai e cilësoi fitoren e Danimarkës si një domosdoshmëri dhe që ekipi i tij duhet ta realizonte patjetër. Olsen do të nisë me datë 30 gusht grumbullimin e tij me kombëtaren e Danimarkës për dy ndeshjet me Shqipërinë dhe Armeninë. Mungesa e madhe e Danimarkës ishte mbrojtësi i Brentford, Bjelland, që ishte titullar në sfidën e fundit të luajtur me Shqipërinë në “Elbasan Arena”. Në një intervistë të dhënë për mediat daneze, 66-vjeçari i cilësoi si jetike dy përballjet e radhës me Shqipërinë dhe Armeninë, duke theksuar se skuadra do të provojë të marrë 6 pikët në këto dy sfida.

“Do të jenë dy takime shumë të rëndësishme, sepse Shqipëria është një rival direkt për vendin e dytë, – ka deklaruar legjenda e futbollit danez. – Kanë një ndeshje më pak se ne dhe duhet të bëjmë maksimumin për të marrë fitoren. Në ndeshjen e parë na vunë në vështirësi dhe nuk janë rastësisht në garë për në Evropian, por ne e dimë objektivin tonë. Gjithashtu dhe ndaj Armenisë, vuajtëm në sfidën e parë. Vërtetë janë jashtë gare për kualifikimin por janë një skuadër shumë e mirë.” Ai foli gjithashtu dhe për grumbullimin e Niklas Bendtnerit, që e ka nisur mirë sezonin duke shënuar në Superkupën e Gjermanisë dhe në Bundesligë.

“Niklas nuk është aktivizuar shumë me skuadrën e tij, por pavarësisht se ka luajtur pak minuta ka arritur të tregojë vlerat e tij, – vijoi Olsen. – Gjithsesi e rëndësishme për të është të luajë rregullisht, duke bërë paraqitje të tilla jam i sigurt se do të fitojë një vend titullari te Volfsburg. Në kombëtare ne shpresojmë që ai të tregojë të njëjtën formë si në klub.” Në ndeshjen e 4 shtatorit 2015 me Shqipërinë, ekipi danez do të luajë me shirit të zi në krah, në nder të ish-futbollistit danez Harald Nilsen që u nda nga jeta një javë më parë.

Nisur nga deklaratat e Olsen, mund të mendohet që tani se sfida e kuqezinjve në Danimarkë përballë vendasve do të jetë shumë e vështirë, por për këtë është i vetëdijshëm edhe trajneri kuqezi Xhovani de Biazi, i cili prej kohësh e ka cilësuar duelin e Kopenhagenit si një ndeshje ku luhet fati i grupit I të Eliminatore të “Euro 2016”. Në këtë ndeshje ka interes të madh dhe për tifozët, pasi dyshohet e një pjesë e mirë e biletave të shitura kanë përfunduar në duart e tifozëve të Kombëtares Shqiptare dhe informacioni i mbledhur nga danezët e konfirmon këtë. Pikërisht për të evituar përplasjet në tribuna të ndryshme, federata e Futbollit të Danimarkës kërkoi që tifozët shqiptarë t’i kthenin biletat, në të kundërt nuk do të lejoheshin të futeshin në stadium.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh