Kombëtarja / Oliver Zhiru: E njohim Shqipërinë, ajo “ta bën jetën ferr”

Share Button

AlbanianSport.com 04/12/2018 11:00

ASNN – Sulmuesi i përfaqësueses së Francës, Oliver Zhiru,  ka komentuar në mediat franceze shortin e grupit H për eliminatoret e Kampionatit Evropian të vitit 2020, duke cilësuar Islandën dhe Turqinë si dy rivale mjaft të forta, por në të njëjtën kohë ka theksuar se Shqipëria, një skuadër të cilën ai pretendon se e njeh, ia bën jetën ferr çdo kundërshtari dhe Franca do të vuajë përballë saj.

Sulmuesi i “Gjelave” ka luajtur në dy takime kundër Shqipërisë, një herë në Elbasan, ku fituan kuqezinjtë 1-0, si dhe në finalet e Evropianit, ku fitoi Franca 2-0. Sidoqoftë, Zhiruja sheh rivalë më të fortë në këtë moment Islandën dhe Turqinë, dy ekipe që sipas tij kanë kualitet dhe forcë. Edhe pse bën thirrje që të kihet kujdes ndaj çdo kundërshtari, Zhiruja veçon Islandën dhe Turqinë si ekipe më problematike për Francën.

“Ne e njohim mirë Islandën, – u shpreh ai për mediat franceze, – ata kanë bërë disa paraqitje të mira në turne ndërkombëtarë në vitet e fundit. Islanda është një kundërshtar me të cilin jemi mësuar të luajmë vazhdimisht. Ndoshta më pak me Turqinë. Por, sidoqoftë, mbeten një skuadër me atmosferë të zjarrtë dhe kanë një brez shumë të mirë lojtarësh.”

“Me Moldavinë, Andorrën dhe Shqipërinë, – shtoi “pyka” e sulmit të përfaqësueses franceze, – por këtë të fundit e njohim mirë, ka gjithmonë ndeshje të vështira. Por ne do të përgatitemi që të mbyllim grupin në vendin e parë.” Zhiruja ishte titullar në shumicën e ndeshjeve që Franca luajti në Botërorin e Rusisë, por nuk shënoi asnjë gol. Ai festoi si i çmendur fitimin e trofeut.

Por mediat sportive të të gjithë botës e “kryqëzuan” atë për mungesë të shprehur efikasiteti, si dhe trajnerin Didië Deshomp për aktivizim të një lojtari që rrinte kot në fushën e lojës. Sidoqoftë, Franca ia doli dhe fituesi nuk gjykohet.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh