Kombëtarja “ngjall” Komisionin kundër Dhunës në MAS, ja premtimet

Share Button

MAS-logo

Gjergj Vyshka 03.09.2015 13:05

Ndeshja me Portugalinë dhe Serbinë në qendër të vëmendjes, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Haki Çako, shpreh angazhimin e tij për shmangien e çdo lloj forme të dhunës në fushë. Pas gati një viti, që nga koha e ndeshjes së dhunshme të sezonit të kaluar, Vllaznia-Tirana, është mbledhur në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, Komisioni kundër Dhunës në Sport. Nën drejtimin e Zëvendësministrit të Arsimit dhe Sportit, Rauf Dimraj, në takim kanë qenë të pranishëm Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Haki Çako, dhe Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH), Viron Bezhani. Duket sikur ishte harruar puna e këtij komisioni.

Por duke qenë se të paktën ndeshje e 8 tetorit ndaj Serbisë në Elbasan, pa anashkaluar atë me Portugalinë më 7 shtator, merr një tjetër rëndësi, atëherë palët janë ulur në tavolinën e diskutimit. Dhe në përfundim të takimit Komisioni kundër Dhunës në sport ka dalë me deklaratë për shtyp: “Kryefjala e mbledhjes së këtij Komisioni ishte diskutimi rreth masave të ndërmarrë për të garantuar një mbarëvajtje sa më të mirë dhe cilësore të takimeve të përfaqësueses sonë që do të zhvillohen në Shqipëri. Përkatësisht, ndeshja mes Shqipërisë dhe Portugalisë, që do të zhvillohet më datë 7 shtator 2015 dhe ajo mes Shqipërisë dhe Serbisë, që do të zhvillohet më datë 8 tetor 2015.”

“Qëllimi i kësaj mbledhjeje ishte bërja e mundur e evidentimit dhe shmangies së çdo lloj elementi apo shfaqjeje të dhunës në mjediset ku do të zhvillohen këto ndeshje, – vijon më tej deklarata. – Në këtë kuadër u vendos një bashkëpunim ndërinstitucional për parandalimin e çdo tentative të fenomenit të dhunës të gjithë formave të saj. Në cilësinë e Kryetarit të Komisionit, Zëvendësministri i Sportit, Z. Rauf Dimraj, shprehu mbështetjen maksimale të diskaterit të tij duke kërkuar edhe nxitjen e fillimit të një fushate sensibilizuese e shprehur nëpërmjet të gjitha formave dhe kanaleve të komunikimit, ku në veçanti të bëhet e mundur shfaqja edhe e një spoti publicitar kundër dhunës në sport.”

“I pranishëm në këtë takim, Drejtori i përgjithshëm i Policisë Shtetit, z. Haki Çako, ofrojë mbështetjen e pakushtëzuar të Policisë së Shtetit për të garantuar sigurinë e plotë në funksion të ruajtjes së rendit dhe parandalimit të çdolloj forme dhune në ambientet e jashtme dhe të brendshme të stadiumit, – thekson deklarata. – Lidhur me masat e marra, drejtori Çako, sigurojë Komisionin për një administrim modern e bashkëkohor të këtyre ndeshjeve nga ana e Policisë së Shtetit. Nga ana tjetër, Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Viron Bezhani, shprehu mbështetjen e tij lidhur me procesin e aplikuar nga Federata Shqiptare e Futbollit.

Bëhet fjalë për risinë e personalizimit të biletave të ndeshjeve, si një formë identifikuese dhe parandaluese të personave dhunues në stadiume. Kjo sipërmarrje, vjen edhe në prag të nënshkrimit të Konventës Kundër Dhunës në Sport, në të cilën aderon edhe Shqipëria. Në përfundim të takimit, Komisioni kërkoi një angazhim të madh mbarë kombëtar për zhvillimin me sukses të këtyre ndeshjeve, duke i konsideruar takimet e Kombëtares tonë me Portugalinë dhe Serbinë, jo vetëm si evenimente të mëdha sportive, por njëkohësisht edhe si një mundësi shumë e mirë në drejtim të rritjes dhe promovimit të imazhit të Shqipërisë në botë”.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh