AlbanianSport.com 13.11.2014 12:30
ASNN – Kombëtarja kuqezi është nisur të enjten për në Francë, ku të premten do të përballen me përfaqësuesen vendase, në takimin që zhvillohet në kuadër të grupit “I” të Eliminatoreve të Evropianit 2016. Kjo ndeshje nuk mbart pikëzim, për arsye se Franca është organizatore e Evropianit të dy viteve më vonë dhe si e tillë kualifikohet automatikisht.
Përpara nisjes, Kombëtarja kuqezi është takuar me Kryeministrin Edi Rama, i cili në një postim profilin e tij social në rrjetin “Facebook”, ka shkruar: “Kafe në Durrës me De Biazin & Çunat e Kombëtares që sa u nisën për në Francë – U priftë e mbara, nesër një miqësore ku ka shumë për të mësuar.”
Ndeshja me Francën luhet të premten, duke nisur nga ora 20:45, ndërsa 4 ditë më vonë, Shqipëria përballet me Italinë në Xhenovë, në të parën miqësore midis dy vendeve fqinje në nivelin e të rriturve. Të dyja ndeshjet do të sillen për sportdashësit drejtpërdrejt për sportdashësit nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar.