Kombëtarja / Në Serbi ndaj të shkuarës që flet jugosllavisht & të ardhmes shqip

Share Button

AltinBKodraportret

Nga Altin B. Kodra (RTSH) 13.10.2014 12:05

ASNN – Shqipëria do të përballet të martën me Serbinë, në atë që është e para herë që përfaqësueset e të dy vendeve do të ndeshen me njëra-tjetrën si shtete të pavarura. Ndërkohë, duke iu referuar historisë kuqezinjtë janë përballur në 5 ndeshje me Ish-Jugosllavinë, pjesë e së cilës ka qenë edhe Serbia, dhe bilanci nuk është se flet pozitivisht Shqipërinë, pasi kemi marrë vetëm 1 barazim dhe kemi pësuar 4 humbje, me një golaverazh të përgjithshëm prej 4 golash të shënuar e 13 të pësuar. Do të flasë bilanci sportiv, e shkuara historike e gadishullit ballkanik apo forma e momentit…?

Kjo është në fakt dilema e madhe e sportdashësve dhe gazetarëve në prag të ndeshjes së të martës midis Serbisë dhe Shqipërisë, që statistikisht është e para midis përfaqësueseve të dy vendeve si shtete të pavarura. Themi statistikisht, pasi duke iu referuar historisë kuqezinjtë janë përballur në 5 ndeshje me Ish-Jugosllavinë, pjesë e së cilës ka qenë edhe Serbia, dhe bilanci nuk është se flet pozitivisht Shqipërinë, pasi kemi marrë vetëm 1 barazim dhe kemi pësuar 4 humbje, me një golaverazh të përgjithshëm prej 4 golash të shënuar e 13 të pësuar.

Përballje zyrtare janë vetëm dy, ato në kuadër të grupit të 4 Eliminator të Evropianit të 1968-s, ku jugosllavët do të na mundnin, si në Tiranë, 2-0, ashtu edhe bë Beograd, 4-0. Ajo që duhet theksuar, është se ish-Jugosllavia e asaj kohe në 11-shen e parë kishte vetëm 4 serbë, 4 kroatë, dhe nga një boshnjak, malazez dhe slloven. Megjithatë, më tepër se këto humbje këto eliminatore për Shqipërinë mbahen mend se sepse skuadra e udhëhequr nga legjendari Panajot Pano, i mohoi Gjermanisë, për të vetmen herë në histori, kualifikimin për në fazën finale të një Evropiani.

Ndërkohë, Shqipëria është përballur edhe në 3 miqësore të tjera me Ish-Jugosllavinë, ku ka marrë vetëm një barazim dhe është mundur dy herë. Sidoqoftë, edhe këtu, kuqezinjtë mund të marrin zemër se, përtej humbjes 2-3 në vitin e largët 1946, Shqipëria vijoi triumfonte në të parën Kupë të Ballkanit falë një golaverazhi më të mirë se Ish-Jugosllavia dhe Rumania. Por të gjitha këto i përkasin historisë, pasi e tashmja flet për kuqezinjtë, të cilët kanë udhëtuar drejt Beogradit si bashkëkryesues të grupit I të Eliminatoreve të Evropianit 2014, së bashku me Danimarkën.

Skuadra e drejtuar nga Xhovani De Biazi, ka marrë 4 pikë, pas asaj fitoreje historike në Portugali në shtator dhe atij barazim 1-1 pak ditë më parë në Elbasan. Ndërsa Serbia ka marrë vetëm 1 pikë, atë qp siguroi në Armeni të shtunën në atë barazim 1-1, ku përfaqësuesja vendase humbi edhe 11-metërsh, ndërsa serbët barazuan në sekondat e fundit. Tashmë fjalën e ka stadiumi i Partizanit të Beogradit…

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Pas Balajt, edhe Odise Roshi e mbyll me kuqezinjtë

Kombëtarja / Pas Balajt, edhe Odise Roshi e mbyll me kuqezinjtë

AlbanianSport.com 14/11/2024 15:45 ASNN – Odise Roshi vendos të tërhiqet nga Kombëtarja, FSHF

In Memoriem / Shuhet në moshën 58-vjeçari ish-futbollisti Hekuran Jakupi

In Memoriem / Shuhet në moshën 58-vjeçari ish-futbollisti Hekuran Jakupi

AlbanianSport.com 14/11/2024 12:05 ASNN – Ish-futbollisti i njohur i Elbasanit dhe i futbollit shqiptar,

Mundje / FSHM, ceremoni të veçantë nderimi për Dudajevin & Abakarovin

Mundje / FSHM, ceremoni të veçantë nderimi për Dudajevin & Abakarovin

AlbanianSport.com 24/02/2024 22:35 ASNN – Federata Shqiptare e Mundjes, edhe duke shfrytëzuar

(Video) Mançester Siti zbarkon në Shqipëri, seminar me trajnerët në Tiranë

(Video) Mançester Siti zbarkon në Shqipëri, seminar me trajnerët në Tiranë

AlbanianSport.com 22/02/2024 16:45 ASNN – Seminari me trajnerët e Mançester Siti, Sekretari Shulku:

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh