Kombëtarja / Në pritje të kthimit të “3 moskëtierëve” kuqezi në mars

Share Button

AlbanianSport.com 15/02/2019 22:40

ASNN – “Tre Mosketierët” e Kombëtares pritet të kthehen në mars, dyshime për formën e tyre. Në kuadër të Ligës së Kombeve, Shqipëria nuk regjistroi rezultate pozitive në grupin e parë të Ligës C, pasi Skocia dhe Izraeli u renditën më mirë sesa kuqezinjtë. Por në kuadër të Eliminatoreve të Kampionatit Evropian të vitit 2020, shpresat janë që të ketë përmirësim dhe pse jo edhe kualifikim në veprimtarinë më të rëndësishme kontinentale të vitit të ardhshëm.

Një nga arsyet me të cilat u mbrojt trajneri Kristian Panuçi në dështimin e tij në Ligën e Kombeve ishte mungesa e lojtarëve kryesorë që ishin dëmtuar dhe grupi nuk pati cilësi të mjaftueshme. Në fakt bëhet fjalë për 3 lojtarë me peshë, siç janë Odise Roshi, Armand Sadiku dhe Amir Abrashi. I pari, Roshi, u dëmtua muaj më parë dhe nuk e ka kaluar ende plotësisht këtë dëmtim, megjithëse ka nisur stërvitjen me Akhmat Groznjin në kampionati rus.

Shpresohet që Odise Roshi ta ketë kaluar dëmtimin dhe të jetë gati për duelet eliminatore, megjithëse është në pikëpyetje rikuperimi i tij i plotë dhe gatishmëria brenda marsit për ndeshjen kundër Turqisë. Lojtari tjetër që humbi ndeshjet në Ligën e ombeve është Armando Sadiku. Elbasanasi u dëmtua në prag të nisjes së sezonit dhe ka 5 muaj që qëndron jashtë fushave. Ka nisur të stërvitet normalisht, por nuk është ende në maksimumin e vet.

Dhe nuk dihet nëse do të ftohet nga trajneri italian, Kristian Panuçi, për duelin e parë në radhë, atë ndaj Turqisë. Lojtari tjetër i rëndësishëm që humbi ndeshjet e Ligës së Kombeve është mesfushori Amir Abrashi. “Pitbulli” kuqezi kaloi një dëmtim të rëndë që në fund të sezonit të kaluar dhe ky dëmtim i gjatë ka pasoja. Sidoqoftë, mediat gjermane shkruajnë se Abrashi e ka kaluar dëmtimin dhe është kthyer në stërvitje me Frajburgun, e madje mund t’i vijë radha të aktivizohet së shpejti.

Edhe Abrashi është një mundësi për kuqezinjtë, por mbetet në pikëpyetje nëse Panuçi do t’i bëjë ftesë mesfushorit me origjinë nga Kosova. Pra janë “3 mosketierët” kuqezi që i shtohen Kombëtares në këtë fazë eliminatore, por që janë në dyshim për duelin e parë, atë ndaj Turqisë në fund të muajit mars. E siç ndodh në veprën me të njëjtin titull të shkrimtarit Aleksandër Dyma, perzonazhi kryesor, D’Artanjani, mund të ngjajë në momentin aktual me Burim Kukelin.

Kjo, pasi mesfushori me origjinë nga Kosova është lojtar polivalent, që luan në mbrojtje dhe mesfushë, i organizator apo si shkatërrues. Një lojtar i tillë i duhet Kombëtares dhe ish-trajneri i Kombëtares, Xhovani de Biazi, e kishte kuptuar rëndësinë e tij dhe e kishte preferencë të parë në organikë. Ndoshta dhe Panuçi do t’i kthehet pistës “Kukeli”, sepse në eliminatore mund të ketë vlerë për rezultatet. Përvoja e ndihmon shumë Kukelin, por forma e tij mbetet të shihet hap pas hapi, pasi, i ndodhur në një skuadër me Armando Sadikun, tek Lugano zvicerane, ai ende nuk është në formën optimale për të luajtur një ndeshje të plotë.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh