AlbanianSport.com 13/11/2018 16:45
ASNN – Në fakt, edhe ai vetë duket se e ka parandjerë se nuk e do ta kishte futbollistin as për këtë takim, ashtu siç ndodhi në dy takimet e tetorit. “Kemi Balliun, por edhe ai po luan pak tek Metzi, – pati thënë të hënën Panuçi në konferencën për shtyp. – Në fakt, kemi një problem me Metzin dhe nuk e dimë nëse ai është nisur për të ardhur. Urojmë që klubi francez të sillet në mënyrë serioze dhe profesionale dhe të na e lërë të lirë lojtarin.”
“Sepse më parë i kemi njoftuar 13 ditë përpara dhe Metzi na ka shkruar që duhet 14 ditë përpara, – ka vijuar trajneri italian i të kuqve. – E kemi thirrur Kaçen para 3 ditësh, por nuk kishim asnjë problem nga klubi. Shpresojmë që Metzi të sillet në mënyrë serioze dhe profesionale, përndryshe na duhet ta zëvendësojmë lojtarin. Prandaj do të presim e do të shohim.” Dhe klubi francez nuk e ka lejuar sërish Ivan Balliun të grumbullohet me Kombëtaren shqiptare të futbollit për dy ndeshjet e radhës.
Për rrjedhojë, trajneri Kristian Panuçi ka vendosur që të grumbullojë sulmuesin Egli Kaja. Ky i fundit, që aktivizohet në radhët e Livingstonit në Skoci, do t’u bashkohet kuqezinjve të drejtuar nga trajneri italian ditën e mërkurë për të përgatitur përballjen zyrtare që Shqipëria do të zhvillojë në datën 17 nëntor, në ora 20:45 me Skocinë në Stadiumin “Loro Boriçi” dhe miqësoren e datës 20 nëntor 2018, ndaj Uellsit, në Stadiumin “Elbasan Arena”, që nis në ora 20:00.