AlbanianSport.com 14/10/2018 19:35
ASNN – Në kuadër të Ligës së Kombeve, Shqipëria do të luajë ndeshjen e tretë në grupin e parë të Ligës C, kur të zbresë pas pak në fushën e blertë, për t’u ndeshur me Izraelin.
Një sfidë tejet vendimtare në betejë për vendin e parë, në një grup krejtësisht të baraspeshuar, ku të 3 skuadrat kanë nga 3 pikë secila, me Skocinë të parët, hebrenjtë të dytët dhe kuqezinjtë të 3-tët, falë golaverazhit.
Sfida e parë, e luajtur në Shqipëri, në Stadiumin “Elbasan Arena”, u mbyll me fitoren e kuqezinjve, 1-0, me gol të Xhakës, ndërkohë që në kuadër të këtij grupi, të 3 skuadrat kanë luajtur nga dy ndeshje.
Tanimë janë mësuar edhe formacionet me të cilat skuadrat do ta nisin ndeshjen dhe, sikundër kishte premtuar një ditë më parë, pas paraqitjes së mirë që bëri në miqësoren me Jordaninë, Myrto Uzuni do ta nisë si titullar ndaj Izraelit.
Ja dhe formacionet e të dyja skuadrave:
Izraeli: Harush, Dasa, Natço, Kajal, Peretz, Dabur, Hemed, Jeini, Tuata, Ben Harush, Tibi. Trajner: Andreas Herzog
Shqipëria: Strakosha, Hysaj, Gjimshiti, Mavraj, Basha, Uzuni, Memushaj, Xhaka, Binaku, Balaj, Grezda. Trajner: Kristian Panuçi.