Kombëtarja / Merkato kuqezi, ja lojtarët që ndërruan adresë për sezonin e ri

Share Button

topi-kemba-hija

AlbanianSport.com 03.09.2015 10:05

ASNN – Nga 25 lojtarët që trajneri Xhovani De Biazi ka grumbulluar për dy sfidat e fillimshtatorit me Danimarkën dhe Portugalinë, një pjesë e mirë e tyre kanë ndërruar adresë. Janë 11 futbollistët kuqezi, shumica dërrmuese e të cilëve janë titullarë të formacionit të De Biazit, që janë zhvendosur në skuadra të reja, çka në fakt paraqet një problem për trajnerin italian të Kombëtares shqiptare.

Mbyllja e periudhës verore të shitblerjes së lojtarëve ka përcaktuar gjithashtu edhe destinacionet e kontingjentit kuqezi për sezonin e ri. Duke i hedhur një sy listës së 25 lojtarëve që trajneri Xhovani De Biazi ka grumbulluar për dy sfidat e fillimshtatorit me Danimarkën dhe Portugalinë, vërejmë se një pjesë e mirë e tyre kanë ndërruar tashmë adresë.

Përkundër asaj që pritej, Etrit Berisha nuk ka lëvizur nga Lacio, duke u konfirmuar si një titullar në këto ndeshje të fillimsezonit. Ndërsa ai që u largua nga Lacio, ishte pikërisht kapiteni kuqezi, Lorik Cana, i cili në orët e fundit të së dielës, ka firmosur në Francë me Nantën, aty ku do të gjejë edhe një tjetër futbollist të Kombëtares, Ermir Lenjanin, i cili u largua nga Rena dhe u huazua tek “kanarinat”.

Një tjetër lëvizje e bujshme kuqezi ishte Elseid Hysaj, i cili la Empolin, për të kaluar tek Napoli, ndërsa destinacion ndërrroi edhe Amir Rrahmani, i cili la Partizanin, për të shkuar në Kroaci tek RNK Spliti, skuadra nga e cila u largua edhe sulmuesi Sokol Çikalleshi, që u zhvendos në futbollin turk. Në futbollin kroat është zhvendosur edhe Odise Roshi, i cili i është bashkuar Bekim Balajt tek Rijeka.

Ndërsa Migjen Basha la Torinon për të shkuar në Zvicër tek Lucerna dhe Andi Lila la Parmën e falimentuar, për t’u kthyer tek PAS Janina, kurse Herolind Shala kaloi nga Sparta e Pragës tek Sllovan Libereci. Lëvizje e bujshme është edhe qëndrimi i Hamdi Salihit tek Skënderbeu, çka përbën një përforcim mjaft cilësor për korçarët në ndeshjet e fazës së grupeve të Ligës së Evropës.

Ndërkaq, përtej zërave për lëvizje të mundshme, Ansi Agolli, Arlind Ajeti, Naser Aliji, Berat Xhimshiti, Ergys Kaçe, Burim Kukeli, Ledian Memushaj, Taulant Xhaka, Shkëlzen Gashi, Armando Sadiku dhe Ervin Bulku nuk ndryshuar adresë.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh