Kombëtarja / Mëneri: Koha e trajnerit Panuçi ka mbaruar, ai dështoi

Share Button

AlbanianSport.com 18/11/2018 17:00

ASNN – Opinionisti: “Nuk mund të marrë përsipër gjithçka dhe të mos veprojë”. “Realisht ka vite pa pësuar një humbje të tillë, por më shumë është mënyra se si u mor kjo humbje”, – tha gazetari sportiv, Fatmir Mëneri, duke folur për televizionet vendase. Shqipëria u mund 0-4 nga Skocia në Shkodër dhe për të gjetur një humbje kaq të thellë në shtëpi duhet të kthehemi 25 vite pas.

Asokohe Spanja fitoi me rezultatin 5-1 në Tiranë në kuadër të Eliminatoreve të Botërorit të 1994-së. Sot dhe pas një pjesëmarrje në fazën finale të Evropianit është një pikë e ulët për Kombëtaren. Gazetari Fatmir Mëneri nuk është dakord me mënyrën se si i kalon problemet trajneri Kristian Panuçi. “Mund të pajtohem me gjithçka, por jo me frazën unë marr përsipër gjithçka”, – thotë veterani i medias sportive shqiptare.

“Kur merr përsipër gjithçka dhe nuk ka asnjë lloj aksion veprimi prapa, kjo është e pakuptimtë”, – shtoi ai. Për Mënerin, rreth trajnerit Panuçi nuk ka një klimë të mirë. “Unë nuk di të ketë afeksion të madh të futbollistëve, drejtuesve të federatës dhe tifozëve ndaj Panuçi, – ka zbuluar Mëneri. – Në një lloj pikëpamje nuk ka krahë të ngrohtë rreth vetes.”

Duket se pas 13 ndeshjesh dhe pa një zgjidhje për të ardhmen, periudhës së Kristian Panuçi duhet t’i vijë fundi sipas gazetarit Fatmir Mëneri. “Ne trajnerin e kemi marrë të mirë të huaj sistematikisht këtë periudhë vetëm për faktin që të gjejë zgjidhjet e duhura sa më shpejt të jetë e mundur dhe kjo kohë besoj se ka mbaruar.” Shqipëria të martën do të ketë një miqësore me Uellsin në Elbasan.

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, tha para pak ditësh se pas këtij takimi do të bëhet analiza e punës së Kristian Panuçit.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh