AlbanianSport.com 16.10.2014 17:25
ASNN – Sipas të gjitha gjasave, do të luhet dhe do të luhet aty ku ishte caktuar që në fillim. E marta në mbrëmje do ta gjejë Kombëtaren shqiptare përballë Italisë, katër herë kampione të botës, saktësisht sipas programit.
Sipas mediave italiane, moti është përmirësuar disi, dhe miqësorja do të jetë pikërisht në stadiumin “Marasi” të Xhenovës. Pas rrezikut të shtyrjes ose zhvendosjes së ndeshjes, gjithçka është normalizuar.
Në dy ditët e fundit u diskutua shumë për të luajtur në Firence, ose në stadiumin “Juventus” të Torinos. Skuadra shqiptare ndërkaq udhëtoi për në Milano dhe jo për në Xhenovë, pikërisht për shkak të motit të keq.
Futbollistët kuqezi janë në humor të mirë pas barazimit me Francën dhe shpresojnë një tjetër rezultat pozitiv. Ndërsa trajneri Antonio Konte ka thirrur 14 lojtarë shtesë në ekipin përfaqësues, pikërisht për të luajtur ndaj Shqipërisë.
Mes tyre janë spikatin emrat si Akuilani, Bonuçi, Krishito, Destro, Maxho, Matri apo Poli. Ndërkohë, një mrekulli më vete është kjo për Açerbin, i cili, pasi fitoi betejën me kancerin, vjen në ekipin kombëtar.