Kombëtarja / Mbushi 26 vjeç, Veseli feston ditëlindjen me një fitore

Share Button

AlbanianSport.com 20/11/2018 22:50

ASNN – Fitorja e skuadrës kuqezi mbëmjen e të martës në Elbasan kundër Uellsit, riktheu besimin dhe entuziazmin e humbur të lojtarëve, që kishin prej disa muajsh që vetëm kritikoheshin në media. Edhe pse Uellsi nuk është ndonjë skuadër e madhe, për kuqezinjtë fitorja në këtë miqësore merr vlerë sepse e bën grupin të besueshëm për vazhdimësinë, nisur nga mosha e re dhe nga përmirësimi në lojë.

Fitorja kundër Uellsit erdhi si një dhuratë për ditëlindjen e mbrojtësit e Frederik Veselit. Kështu, mbrojtësi kosovar i përfaqësueses tonë festoi ditëlindjen e tij të 26-të dhe e festoi në mënyrën më të mirë të mundshme. Mbrojtësi i Empolit luajti titullar dhe bëri një paraqitje shumë të mire, duke qenë i sigurt në ndërhyrjet e tij dhe ia doli të bllokojë si duhet lojtarët e Uellsit.

Duke folur pas ndeshjes për RTSH-në, Veseli theksoi se Kombëtarja duhej të ndiqte pikërisht këtë rrugë (domethënë rrugën e fitoreve). “Fitorja ishte dhurata më e bukur për mua, – u shpreh Veseli, –  bëmë ndeshje të mirë dhe jam shumë i gëzuar. Kemi vënë në vështirësi ekipin kundërshtar dhe jemi mbrojtur mirë. Kjo është rruga që duhet të ndjekim.”

“Kemi bërë më shumë presion në pjesën tonë dhe ndryshoi nga ndeshjet e fundit”, – ka shtuar ai. Në aspektin personal Veseli tha se nuk bëri ndeshjen më të mirë, por e rëndësishme ishte fitorja e grupit. “Nuk besoj se kam bërë ndeshje shumë të mire, – shtoi ai, – kam bërë punën time dhe më mirë ndihem në qendër, qoftë me skemën 3 apo me 4 mbrojtës.”

“Luaj kudo që do trajneri dhe pastaj provoj të luaj mirë për vete por ekipi është më mirë se individualiteti, – ka vijuar futbollisti kuqezi. – Është mirë për mua dhe për ekipin. Kam pak dhimbje dhe besoj se nesër do të kem informacion, pasi ndoshta fryhet gjuri dhe shpresoj mos të kem gjë të rëndësishme. Edhe te Empoli kemi ndërruar trajner dhe kam mundësi të marr vendin tim për të bërë kampionat të mirë. Dua të zë vendin tim sërish te Empoli”, – përfundoi mbrojtësi kuqezi, Frederik Veseli.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh