Kombëtarja mbërrin në atdhe, pritje madhështore për kuqezinjtë

Share Button

Kombetarja-Tifozet-Autobuzi

AlbanianSport.com 12.10.2015 17:00

ASNN – Pasi arriti kualifikimin historik për në “Euro 2016” me fitoren e së dielës 3-0 në Armeni, mesditën e kësaj të hëne Kombëtarja shqiptare e futbollit ka mbërritur në Aeroportin e Rinasit, e nisur rreth orës 11:30 nga Aeroporti i Jerevanit në drejtim të Tiranës. Kuqezinjtë kanë arritur me vonesë për shkak të një vonese që patën në Armeni.

Ka qenë Kryeministri Edi Rama, ai që i ka pritur i pari, i ndjekur më pas edhe nga Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, dhe disa zyrtarë të tjerë. Ndërsa ata që prinë kombëtaren në zbritjen në tokën shqiptare kanë qenë presidenti i FSHF-së, Armando Duka, së bashku me trajneri italian të kuqezinjve, Xhovani De Biazi. Ata janë pritur nga një numër i madh tifozësh të mbledhur prej disa orësh në aeroport.

Autobusi i kombëtares është shoqëruar nga policia deri në sheshin “Nënë Tereza”, ku ka nisur festa me mijëra tifozët e tjerë që kanë qëndruar në pritje në qendër të Tiranës. Tifozë të shumtë pritën lojtarët e Kombëtares në mbërritjen e tyre në aeroportin “Nënë Tereza” rreth orës 15:00. Mbështetësit e kuqezinjve qëndruan gjatë për të parë edhe nga larg ekipin, që siguroi për herë të parë kualifikimin në një Kampionat Evropian.

Në aeroport doli edhe Kryeministri Edi Rama, i cili i takoi futbollistët një për një. Arritje e kuqezinjve është historike dhe e tillë ishte edhe pritja e tyre, duke u kthyer në një festë. Autobusi me lojtarët u largua menjëherë nga aeroporti, i shoqëruar nga brohoritjet e tifozëve, të cilët nuk mund ta humbnin një rast të tillë. Ndalesa e parë e parë ishte në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para Kryeministrisë, ku ishin mbledhur mijëra vetë.

Akoma më të shumtë ishin në sheshin “Nënë Tereza”, ku ekipi shkoi për të përshëndetur ata që e mbështetën në çdo ndeshje. Kombëtarja arriti qëllimin e vendosur në fillim të Eliminatoreve, ëndrra më shumë se 50-vjeçare, u realizua.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh