Kombëtarja / Mavraj, në garë me kohën: Maksimumin, për të qenë me Italinë

Share Button

AlbanianSport.com 14.03.2017 10:40

ASNN – Është shtylla e mbrojtjes së Kombëtares, por fatkeqësisht Mërgim Mavraj pësoi një dëmtim ditë më parë me skuadrën e tij të Hamburgut dhe me shumë mundësi do të mungojë në një ndeshje tejet të rëndësishme për kuqezinjtë, atë ndaj Italisë më 24 mars.

Megjithatë, Mërgim Mavraj po bën maksimumin që të jetë gati për ndeshjen ndaj Italisë. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare është i dëmtuar, por thotë se po bën gjithçka për t’u kthyer sa më shpejt. Ai e pranon se kjo është një situatë delikate, por po punon për ta kapërcyer atë.

“Periudhë e vështirë pas dëmtimit, në një moment shumë delikat, si për klubin, ashtu edhe për Kombëtaren. Po bëhet maksimumi për rikuperimim por tepër e vështirë për t’u rikthyer në kohë për Kombëtaren”, ka shkruar Mavraj në një postim të shkurtër në profilin e tij në rrjetin social “Facebook”.

Për trajnerin Xhovani De Biazi, mungesa e Mavrajt është një “dhimbje koke” më vetë, duke qenë se në këtë ndeshje eliminatore do të mungojë për shkak kartonësh edhe Gjimshiti, ndërsa Ajeti nuk është në formën e tij më të mirë. Ndeshja ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë do të zhvillohet me 24 mars 2017.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

Futboll – Femra / Derbi Tirana-Partizani, kryesfida e javës së 13-të

Futboll – Femra / Derbi Tirana-Partizani, kryesfida e javës së 13-të

AlbanianSport.com 15/03/2024 15:45 ASNN – Këtë fundjavë do të luhen ndeshjet e javës së 13-të të Kampionatit

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh