AlbanianSport.com 10.11.2015 16:10
ASNN – Dy të rinjtë e përfshirë në listën e futbollistëve që trajneri Xhovani De Biazi ka grumbulluar për miqësoret me Kosovën dhe Gjeorgjinë, Rei Manaj dhe Frederik Veseli kanë shprehur emocionet e tyre për këtë ftesë.
“Kemi ardhur për të dhënë më të mirën tonë për kombëtaren”, – janë shprehur futbollistët, ndërsa shpresojnë që të luajnë në formacion në këto miqësore. Kombëtarja shqiptare ka nisur përgatitjet për dy miqësoret e radhës me Kosovën dhe Gjeorgjinë.
Trajneri i kuqezinjve, Xhovani de Biazi ka thirrur për herë të parë dy futbollistë të rinj, mbrojtësin 22-vjeçar të Luganos, Frederik Veseli dhe sulmuesin 18-vjeçar që luan me Interin, Rei Manaj.
Dy të rinjtë kanë vlerësuar këtë ftesë që iu është bërë për të luajtur me kombëtaren e të rriturve. Të dy futbollistët e rinj kanë zhvilluar stërvitjen e parë me kombëtaren e të rriturve duke shpresuar të japin më të mirën në dy miqësoret me Kosovën dhe Gjeorgjinë.