Kombëtarja / Lista e De Biazit për Francën, vijnë dy të rinj (Video)

Share Button

France-Shqiperi-pankina

AlbanianSport.com 09.06.2015 09:00

Trajneri i Kombëtares, Xhovani De Biazi, surprizoi dhe një herë tjetër me listën e lojtarëve të grumbulluar për miqësoren me Francën. Ai ftoi për herë të parë dy lojtarë të rinj, pikërisht mbrojtësin Arbnor Fejzullahu të Partizanit dhe mesfushorin e Tiranës, Afrim Taku. Në mjediset e Federatës Shqiptare të Futbollit, trajneri italian në një konferencë për shtyp ka publikuar listën e futbollistëve që janë grumbulluar për miqësoren me Francën. Etrit Berisha, Alban Hoxha dhe Orges Shehi janë tre gardianët e portës për këtë sfidë. Në mbrojtje mungon Mërgim Mavraj i dëmtuar teksa rikthehet Renato Arapi pas një periudhe të gjatë.

Këtë repart e plotësojnë emrat e tjerë si Naser Aliji, Arlid Ajeti, kapiteni Lorik Cana, Elseid Hysaj, Amir Rrahmani dhe debutuesi Arbnor Fejzullahu. Në mesfushë e reja është Afrim Taku si dhe rikthimi i Sabien Lilaj, për të vijuar me Migjen Bashën, Ergys Kaçe, Andi Lila, Ledian Memushaj, Odise Roshi, Ermir Lenjani dhe Herolind Shala. Në sulm janë grumbulluar Bekim Balaj, Sokol Çikalleshi, Armando Sadiku dhe Valdet Rama. Plot 6 janë futbollistët e lënë jashtë kësaj listë, lojtarë të cilët u aktivizuan ndaj Armenisë. De Biazi jep arsyet e zgjedhjes së bërë. “Është një periudhë e rëndësishme e vitit pasi janë mbyllur të gjitha kampionatet”, – ka thënë trajneri kuqezi.

“Lojtarët presin të shkojnë me pushime, duke qenë se vijnë të lodhur nga veprimtaritë me klubet, – ka vijuar ai duke prezantuar listën. – Kjo është e njëjtë si për ne dhe për kundërshtarin. Për këtë arsye kam bërë shumë ndryshime krahasuar me sfidën e luajtur në Renë. Agolli ka luajtur në Kupën e Azerbajxhanit dhe e ka fituar. Ai së bashku me futbollistët që aktivizohen tek Bazeli apo skuadrat e tjera në Zvicër duke përjashtuar Sadikun do të nisin përgatitjet në 18 qershor. Nuk i kam grumbulluar këta futbollistë pasi dëshiroj që të karikojnë bateritë dhe t’i kem në formën optimale në muajin shtator, atëherë kur kemi ndeshje shumë të rëndësishme.”

Megjithatë, De Biazi nuk e nënvlerëson këtë miqësore pavarësisht zgjedhjeve të bëra në grumbullimin e lojtarëve. Ky është i vetmi test për kuqezinjtë në prag të dy sfidave të rëndësishme në shtator me Danimarkën në fushë të huaj dhe Portugalinë në Elbasan. “Kjo është një ndeshje e rëndësishme për ne sepse është e vetmja provë përpara sfidave të shtatorit, – ka thënë italiano-shqiptari i stolit kuqezi. – Rezultati është i rëndësishëm sepse dëshirojmë të rritemi dhe të shohim futbollistët e rinj që nuk i kemi provuar më parë. Një ndeshje e tillë është e rëndësishme të kuptoj se sa forcë ka skuadra të përqendrohet ndaj një kundërshtari të tillë.”

“Ata u mundën nga Belgjika të dielën dhe ndaj nesh do të vijnë me dëshirën për të fituar”, – ka shtuar De Biazi, për të cilin, afrimi i të rinjve është një mundësi e madhe në këtë miqësore, pasi, në rast angazhimi, me siguri që do të kenë shansin të tregojnë vlerat e tyre dhe kjo mund t’i ndihmojë për një karrierë të suksesshme në një kampionat të huaj. Me fanellën e Kombëtares, shumë futbollistë kanë çarë në klubet e rëndësishme evropiane dhe ky është një fakt shumë pozitiv.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh