Adriatik Balla 30.05.2015 13:20
Sipas një burimi në FSHF, trajneri Xhovani De Biazi po pret përfundimin e veprimtarive ku marrin pjesë të gjithë lojtarët kandidatë, për të hartuar listën përfundimtare për ndeshjen e 29-të e tij në stolin e Shqipërisë.
Ndërsa trajneri Didier Deshomp e ka zbardhur që prej 22 majit listën e lojtarëve të thirrur për miqësoren me Shqipërinë, të programuar për datën 13 qershor në “Elbasan Arena”, burimet nga FSHF thonë se lista e kuqezinjve do të publikohet më 8 qershor.
Shqipëria barazoi 1-1 me Francën në Renë më 14 nëntor 2014, me Mërgim Mavrajn që shënoi i pari në “Stadë dë la Rut dë Loriont” në minutën e 40-të, ndërkohë që për “gjelat” barazoi Grizman në minutën e 73-të.