Kombëtarja / Lindon Selahi: Zemra zgjodhi flamurin kuqezi, kemi potencial

Share Button

AlbanianSport.com 20/12/2020 14:30

ASNN – Lindon Selahi ka lindur në Belgjikë dhe është formuar si futbollist në akademitë më të mira belge. Ai e ka nisur karrierën te Standardi i Liezhit, për të vazhduar më pas rrugëtimin e tij te Anderlehti e për t’u stacionuar te klubi holandez i Tvente Enshedes, ku aktivizohet aktualisht. Pasi u aktivizua edhe me ekipet kombëtare të moshave të Belgjikës (Nën-14, Nën-15 dhe Nën-16-vjeçarët) mesfushori i talentuar vendosi të dëgjojë zemrën e tij dhe zgjodhi përfundimisht të përfaqësojë Shqipërinë.

Në vitin 2018, Selahi u grumbullua me ekipin kombëtar të Nën-21-vjeçarëve të Shqipërisë dhe spikati menjëherë me aftësitë e tij në fushën e lojës. Thuajse një vit pas debutimit me fanellën kuqezi ai u ftua në kombëtaren A e që prej atij momenti ka qenë pjesë e vazhdueshme e grumbullimeve. Selahi është pjesë e një brezi të artë të talenteve shqiptare dhe projektohet si një nga elementët më të rëndësishëm të mesfushës kuqezi.

Në miqësoren e nëntorit ndaj Kosovës ku luajti si titullar, Selahi u tregoi të gjithëve se është një futbollist i perspektivës falë personalitetit që tregoi në fushë. Në intervistën dhënë posaçërisht për rubrikën “Talenti Shqiptar” të faqes zyrtare në Internet të Federatës Shqiptare të Futbollit, mesfushori 21-vjeçar flet për rrugëtimin e karrierës së tij të re, për arsyet pse zgjodhi të përfaqësonte Shqipërinë dhe objektivat që ai ka për të ardhmen.

 

– Si lindi dëshira dhe pasioni për futboll? Cili ishte njeriu i parë që të afroi me këtë sport dhe besoi te ti?

– Që kur isha i vogël kam qenë gjithmonë i apasionuar pas topit të futbollit. Në fakt, e gjithë familja ime është e apasionuar pas sportit më popullor në botë. Vëllai im i madh dhe babai im më kanë ndjekur çdo herë dhe kanë besuar qysh në fillim se unë do të bëhesha një ditë futbollist profesionist.

 

– Tashmë je pjesë e rregullt e Kombëtares A. Si është marrëdhënia juaj me grupin dhe trajnerin në Kombëtare? Po për ecurinë me klubin çfarë mendon? A je i kënaqur?

– Te Kombëtarja unë e konsideroj veten si pjesë të ekipit të parë. Trajneri Reja ka besim tek unë dhe ai e tregoi këtë në ndeshjet e fundit. U integrova shpejt në ekip dhe mendoj se kemi një atmosferë shumë të mirë. Sa i përket ecurisë me klubin, vitin e kaluar isha një pjesë shumë e rëndësishme e skuadrës time, por këtë vit ka ardhur një trajner i ri dhe nuk jam aktivizuar rregullisht. Mendoj se është këto janë gjëra që mund të ndodhin në karrierë, por unë vazhdoj të stërvitem edhe më shumë se më parë.

 

– Si e përjetove momentin kur more ftesën e parë nga kombëtarja dhe debutimi me ngjyrat kuqezi? (fillimisht debutimi me ekipin kombëtar i Nën-21-vjeçarëve e më pas në Kombëtaren A)

– Në fakt, unë kam pasur mundësi të luaja për ekipin kombëtar të Nën-21-vjeçarëve të Belgjikës dhe për Kosovën, por zemra ime zgjodhi flamurin tim. Ishte një moment që nuk do ta harroj kurrë, isha shumë më i lumtur për familjen time sesa për veten.

 

– Si e shikoni të ardhmen e Kombëtares duke pasur parasysh grupin e lojtarëve që ka aktualisht. Deri ku mund të arrijë kjo skuadër, çfarë objektivash mund të realizojë?

– Sinqerisht mendoj se me këtë ekip që kemi mund të bëjmë surpriza. Ne kemi një ekip të ri me lojtarë shumë të mirë, të cilët luajnë edhe me klube të mëdha në Europë. Kemi diskutuar për objektivat, por do t’i marrim me radhë ndeshje pas ndeshjeje, duke u përpjekur t’i fitojmë të gjitha.

 

– Cili ka qenë momenti apo episodi më i lumtur në karrierën tënde deri tani? Me kombëtaren dhe me klubin.

– Momentin që kurrë nuk e harroj është kur shënova golin e parë me Tvente. Në atë çast e gjithë familje ime ishte në stadium, duke ndjekur ndeshjen edhe ishte një gëzim i jashtëzakonshëm. Me kombëtaren kam dy momente, që nuk do më shlyhen kurrë nga mendja. Momenti i parë është miqësorja me Kosovën, pasi ishte ndeshja e parë që unë luaja në formacionin e parë me Kombëtaren A. Dhe momenti i dytë është ndeshja zyrtare në Stadiumin “Arena Kombëtare” ndaj Bjellorusisë e vlefshme për Ligën e Kombeve të Evropës. Shumë i lumtur që e fituam atë sfidë dhe u renditëm të parët në grup. Sigurisht, u ndje shumë mungesa e tifozëve në stadium, por gjithsesi ne e dinim që të gjithë shqiptarët kudo në botë po na mbështesnin nga larg në ato çaste.

 

– Cila është sakrifica më e madhe që ke bërë për futbollin ?

– Unë u largova nga shtëpia dhe familja për të ndjekur ëndrrën time kur isha 14 vjeç. Ishte shumë e vështirë për mua, por edhe për familjen time. Të mos shihja prindërit dhe vëllanë çdo ditë ishte e vështirë, por ky moment më bëri shumë të fortë nga ana psikologjike.

 

– Çfarë synimi ke për të ardhmen?

– Si çdo futbollist profesionist synoj që të kem një karrierë të madhe dhe të luaj në nivele të larta në Europë. Dhe me Kombëtaren ëndërroj të marr pjesë në finalet e Botërorit dhe Kampionatit Europian. Punoj çdo ditë fort për të arritur këto objektiva.

 

– Cili është idhulli yt në kombëtaren ideale? Ose kush është modeli yt në futboll?

– Lorik Cana dhe mendoj se për shumicën e futbollistëve të rinjve ai është idhulli. Ai pati shumë sukses me kombëtaren. Në fushë ai jepte zemrën gjithmonë në çdo ndeshje. Kurse Luka Modriç është idhulli ime personal. Mendoj se jam i fiksuar pas mënyrës se si ai luan. Për mua ai është mesfushori më i fortë në botë, shikoj shpesh videot e ndeshjeve të tij.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh