Kombëtarja / Liga e Kombeve, si u paraqitën kundërshtarët e grupit H

Share Button

AlbanianSport.com 03/12/2018 17:55

ASNN – Liga e Kombeve të Evropës ishte më tepër një eksperiment në edicionin e parë të saj dhe disa ekipe përfaqësuese nuk është se e morën edhe aq seriozisht, ndaj dhe nuk mund të shërbejë si një njësi matëse e saktë. Por ajo që është e sigurt, është se Shqipëria ka një detyrë të vështirë në grupin H të Eliminatoreve të Evropianit 2020. Nëse Liga e Kombeve të Evropës do të shërbente si etalon, ashtu sikundër në fakt duhet të ishte, pasi ishte veprimtaria që duhet të shërbente si bankoprovë në prag të Eliminatoreve të Evropianit të 2020-ës, atëherë grupi H, ku bën pjesë edhe Shqipëria, është një grup të gjithë mund të luftojnë për gjithçka.

Midis 6 ekipeve spikat padyshim kampionia e botës, Franca, e cila u paraqit mjaft mirë në grupin e parë të Ligës A, duke lënë prapa Gjermaninë, dhe duke e humbur betejën me për vendin e parë me Holandën vetëm për arsye golaverazhi. Ndërkaq, një tjetër skuadër e Ligës A, Islanda, ishte shumë larg asaj paraqitjeje mbresëlënëse që bëri në Evropianin e 2016-ës, e më pas, në Botërorin e 2018-ës, duke u renditur në vendin e 3-të dhe të fundit të grupit të dytë. E, për më tepër, duke shënuar vetëm një gol e duke pësuar plot 13 në 4 humbjet që pësoi, dukë bërë gjithashtu që të zbresë nga Liga A, në Ligën B në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kombeve.

Një tjetër skuadër e grupit të Shqipërisë, që zbriti nga njëri nivel, pra nga Liga B, në Ligën C, ishte Turqia, e cila gjithashtu zhgënjeu në grupin e dytë, duke e renditur e 3-ta dhe e fundit, pas Suedisë dhe Rusisë, pasi mori vetëm një fitore dhe pësoi 3 humbje, duke shënuar 4 gola dhe duke pësuar 7. Shqipëria mbijetoi në Ligën C, edhe pse u rendit e fundit në grupin e parë, pas Skocisë dhe Izraelit, me vetëm një fitore dhe 3 humbje, me vetëm një gol të shënuar dhe 8 të pësuar. Ndërkaq, më pozitive ishte paraqitja e Moldavisë në grupin e dytë të Ligës D, ku, megjithëse u rendit e 3-ta pas Bjellorusisë dhe Kazakistanit, mori dy fitore dhe 3 barazime, duke pësuar vetëm një humbje në 6 ndeshjet ku shënoi 4 gola e pësoi 5.

Edhe Andorra pati një pjesëmarrje interesante në Ligën D, ku, ndonëse u rendit e fundit në grupin e parë, pësoi vetëm dy humbje dhe mori 4 barazime në 6 ndeshjet ku shënoi 2 gola e pësoi 9. Megjithatë, Liga e Kombeve të Evropës ishte më tepër një eksperiment në edicionin e parë të saj dhe disa ekipe përfaqësuese nuk është se e morën edhe aq seriozisht, ndaj dhe nuk mund të shërbejë si një njësi matëse e saktë, por ajo që është e sigurt, është se Shqipëria ka një detyrë të vështirë në grupin H të Eliminatoreve të Evropianit 2020.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

Futboll – Femra / Derbi Tirana-Partizani, kryesfida e javës së 13-të

Futboll – Femra / Derbi Tirana-Partizani, kryesfida e javës së 13-të

AlbanianSport.com 15/03/2024 15:45 ASNN – Këtë fundjavë do të luhen ndeshjet e javës së 13-të të Kampionatit

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh