AlbanianSport.com 24/03/2021 22:25
ASNN – Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar të mërkurën pasdite seancën zyrtare stërvitore në Stadiumin “Estadi Nacional” të Andorrës, ku të enjten do të zhvillohet ndeshja e parë e Eliminatoreve të Botërorit “Katar 2022”.
Kuqezinjtë kanë bërë një seancë të plotë stërvitore që është fokusuar më shumë në aspektin taktik të ndeshjes. Trajneri Reja ka pasur në dispozicion të gjithë lojtarët dhe në prag të takimit nuk ka asnjë mungesë për shkak të dëmtimit.
Gjithashtu, kombëtarja dhe i gjithë delegacioni i janë nënshtruar testeve me tamponë për “Covid-19” dhe të gjithë kanë rezultuar negativë. Shqipëria do të luajë të enjten në fushë të huaj ndaj Andorrës me ndeshjen që do të nisë në ora 20:45.