Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin sot fazën “italiane”, nisen drejt Danimarkës

Share Button

Kombetarja-stervitet-Danimarke-2015

AlbanianSport.com 03.09.2015 07:05

ASNN – Kombëtarja kuqezi vazhdon përgatitjet e saj në Trevizo të Italisë, prej nga do të niset të enjten drejt Danimarkës, për t’u dhënë dorën e fundit përgatitjeve për ndeshjen e 4 shtatorit me përfaqësuesen nordike. Takimi Danimarkë-Shqipëri do të luhet të premten, duke nisur nga ora 20:45, dhe do të sillet për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit në një transmetim maratonë prej disa orësh.

Në kuadër të eliminatoreve të Evropianit “Francë 2016”, Shqipëria përballet të premten në Danimarkë me përfaqësuesen vendase dhe kuqezinjtë janë vendosur në Itali, pranë Trevizos. Prania e Kombëtares në Itali ka tërhequr vëmendjen e shumë bashkë-atdhetarëve atje dhe kjo e ka detyruar trajnerin Xhovani De Biazi t’i zhvillojë seancat stërvitore të pasdites me dyer të hapura.

Afro 500 sportdashës kanë qenë të pranishëm në këto seanca, ndërsa trajneri kuqezi përballet me probleme në mbrojtje. Pasi humbën Mavrajn, kuqezinjtë duhet të bëjnë llogaritë në qendër të mbrojtjes me Canën pa asnjë ndeshje zyrtare të luajtur deri tani dhe Ajetin që momentalisht është pa skuadër. Sikur të mos mjaftonte kjo, mbrojtësi shkodran i Napolit, Elseid Hysaj, shfaqi probleme që në ndeshjen kundër Sampdorias.

Kjo, për shkak të një kontraktimi në kofshën e majtë, por nga analizat paraprake që i kanë bërë mjekët e Kombëtares rezultoi se Hysaj nuk ka ndonjë shqetësim serioz. Burime pranë skuadrës bënë me dije se kontraktimi është i lehtë dhe se lojtari pritet të jetë gati për ndeshjen me danezët më 4 shtator. De Biazi është gjithashtu i paqartë për formacionin dhe nuk është fjala vetëm për mbrojtjen.

Deri tani janë të sigurt vetëm tre lojtarë: Agolli, Cana dhe Hysaj. Mungon një tjetër në qendër të repartit mbrojtës dhe mbetet për t’u parë se cili mes Ajetit dhe Xhimshitit do të luajë përkrah kapitenit që tashmë është rikthyer në futbollin francez, por me Nantën. Në mesfushë priten Lenjani, Xhaka, Kukeli, Kaçe dhe Roshi, ndërsa në sulm ka balotazh mes treshes: Gashi-Balaj-Çikalleshi.

Ndërkaq, një fitore e kuqezinjve përballë kundërshtarëve direkt, do të ketë edhe një shpërblim të majmë për secilin lojtar. Bëhet fjalë për një shpërblim që përafërsisht do të jetë 10 mijë euro për secilin lojtar. Megjithatë, kjo shumë mund të pësojë edhe rritje në rast se Shqipëria do të arrijë të bëjë realitet ëndrrën historike.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh