AlbanianSport.com 14/03/2019 22:05
ASNN – Rivalja e Shqipërisë, Franca, shpall listën për ndeshjet e saj, ekip yjesh përballë Moladavisë dhe Islandës. Trajneri i Francës, Didië Deshomp, zbuloi sot listën e lojtarëve të tij për dy duelet e radhës në grup në kuadër të eliminatoreve të Ligës së Europës, atë ndaj Moldavisë dhe Islandës.
Natyrisht, Franca është favoritja kryesore e grupit dhe Shqipëria do të përpiqet për një vend të dytë në grup, pasi francezët, kampionë në fuqi të botës, duken të pakonkurrueshëm për momentin. Trajneri Deshomp u ka besuar në tërësinë e tyre lojtarëve që kishte në Botërorin e Rusisë, por ka bërë dhe afrime të reja.
Në mënyrë që grupi të ketë freskim dhe njëherësh alternativa të reja që sjellin imazh të përmirësuar dhe i japin rivalitet grupit në brendësi. Më poshtë jepen emrat e lojtarëve francezë të ftuar nga trajneri Deshomp për duelet ndaj Moldavisë dhe Islandës. Janë për momentin disa prej emrave më të mëdhenj në futbollin botëror dhe Franca është padyshim një nga ekipet pretendente për të zënë vendin e parë në grup.
Lista e përfaqësueses franceze:
Portierë: Alfons Areola (PSG), Hugo Loris (Totenhem), Stiv Mandanda (O. Marsejë)
Mbrojtës: Lukas Dinje (Everton), Presnel Kimpembe (PSG), Lajvin Kurzaua (PSG), Benzhamin Pavard (Shtutgart), Zhibril Sidibe (Monako), Samuel Umtiti (Barcelona), Rafael Varane (Real Madrid), Kurt Zuma (Everton)
Mesfushorë: N’Golo Kante (Çelsi), Blaise Matuidi (Juventus), Tangui Ndombele (Lion), Pol Pogba (Mançester Junajtid), Musa Sisoko (Totenhem)
Sulmues: Kingsli Koman (Bajern Mynih), Nabil Fekir (Lion), Olivie Zhiru (Çelsi), Antuan Grizman (Atletiko Madrid), Antoni Marsial (Mançester Junajtid), Kilian Mbape (PSG), Florian Thuvë (O. Marsejë)