Kombëtarja / Kukeli, Ajeti & Memushaj, 3 “moskëtierët” e rinj ndaj Francës

Share Button

Shqiperi-Zvicer-0-1-ekipi

AlbanianSport.com 14.06.2016 07:55

ASNN – Ndryshime të rëndësishme priten në formacionin kuqezi për sfidën me mikpritësit e Evropianit, Francën, pasi trajneri Xhovani De Biazi ndërron 3 nga 11-shja e formacionit bazë që luajti me Zvicrën. Ndryshim i detyruar në qendër të mbrojtjes ku për të plotësuar boshllëkun e krijuar nga kartoni i kuq i Lorik Canës, De Biazi ka votuar Arlind Ajetin, kjo edhe sepse preferon që Kukelin, i cili u paraqit mirë i tërhequr në këtë rol ndaj helvetëve kur Shqipëria mbeti me 10 lojtarë, do ta ketë sërish në “kabinën e regjisë” para qendrës së mbrojtjes.

Ndërkohë, trajneri nuk ndërron asgjë në pjesën tjetër të mbrojtjes me Berishën mes shtyllave, Mavrajn përkrah Ajetit e Hysajn e Agollin nga krahët por për sa i përket mesfushës fiton një vend nga minuta e parë Ledian Memushaj, me Taulant Xhakën që pritet ta nisë nga stoli. Ndryshimi tjetër ka të bëjë me Andi Lilën, futbollisti kavajas do të zërë vendin e Odise Roshit në krahun e djathtë, ndërsa ruajnë pozicionet e tyre Abrashi, mjaft efektiv në mesin e fushës në ndeshjen me Zvicrës, ashtu si dhe Lenjani por edhe Armando Sadiku.

Këtij të fundit, përtej zhgënjimit në dy raste të pastra me Zvicrën, De Biazi pritet t’i besojë sërish vendin e sulmuesit të vetëm. Është ky formacioni i provuar nga trajneri në seancën e fundit stërvitore, 11-shja anti-Francë, natyrisht duke përjashtuar ndonjë të papritur të minutës së fundit. Si një ndër futbollistët e kuotuar për të fituar një vend titullari ndaj gjelave ishte dhe Ergys Kace, ndëshkuesi i Francës në “Elbasan Arena”, por ndoshta ka qenë gjendja fizike e mesfushorit korçar që ka kushtëzuar zgjedhjen e De Biazit.

Kaçe u stërvit i veçuar në seancën e paradites pas dhimbjeve që ndiente në gju, ndërsa pasdite, pas një nxemjeje të zhvilluar individualisht me përgatitësin atletik Alberto Bele u bashkua me grupin. Sidoqoftë, është e kuptueshme që për një ndeshje të një rëndësie madhore trajneri italian i kuqezinjve, kërkon që futbollistët e formacionit të jenë në 100% të formës.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh