Kombëtarja / Kualifikimi kuqezi në “Euro 2016” pushton mediat ndërkombëtare

Share Button

Gazeta-suedeze-Urime-Shqiperi

AlbanianSport.com 12.10.2015 18:05

ASNN – Mediat ndërkombëtare në Evropë në Itali, Gjermani, Francë, Portugali, Danimarkë, Suedi madje dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë bërë jehonë kualifikimit historik të Shqipërisë në Evropianin Francë 2016. Ato kanë shkruar në faqet e para për fitoren e kuqezinjve.

Edhe mediat ndërkombëtare i kanë bërë jehonë kualifikimit të Shqipërisë për herë të parë në finalet e një Evropiani. Kështu faqja ndërkombëtare “Yahoo”, shkruan: “Shqipëria kualifikohet për herë të parë në një kampionat Evropian. Ndërsa De Biazi deklaron: Askush nuk mund të qeshë më me Shqipërinë”.

Ndërsa të gjitha gazetat e tjera sportive në Itali kanë shkruar për këtë arritje të kuqezinjve. Në SHBA, “ESPN” nënvizon: “Shqipëria shkruan historinë, pasi mundi Armeninë 3-0 duke siguruar kualifikimin për në “Euro 2016” dhe fitojnë një vend mes kombëtareve më të nderuara të këtij turneu kontinental”.

Në Portugali, e përditshmja “A Bola” shkruan: “Shqipëria mund Armeninë dhe përgatitet për Evropian. Edhe Spanja me të përditshmen “AS” nuk e ka kaluar pa e theksuar kualifikimin e kuqezinjve në Evropianin e Francës. “Shqipëri historike, – shkruan ajo. – Do të luajë për herë të parë në një Evropian, pas fitores me goeladë me Armeninë.”

“Evropiani do t’i hapë dyert një kombëtareje, që deri pak vite më parë ishte mësuar të pësonte goleada, por Xhovani De Biazi, ish-trajneri i Levantes, diti të ngrejë në këmbë një grup solid me kampionë si Etrit Berisha, Elseid Hysaj, Lorik Cana, Ermini Lenjani e Taulant Xhaka”, – shton “AS”.

“Der Shpigel” në Gjermani nënvizon me një fjali kualifikimin historik të Shqipërisë: “Shqipëria në Evropian për herë të parë”. Edhe Serbia me të përditshmen e saj “Kurir” ka shkruar: “Sukses historik. Shqipëria pas fitores ndaj Armenisë është kualifikuar për herë të parë në kampionatin evropian”.

Ndërsa qershia mbi tortë e mediave ndërkombëtare, ishte gazeta suedeze “Express.se” ka shkruar në shqip në krye të faqes së parë: “Urime Shqipëri” për të vazhduar më tej me komentet për kualifikimin historik të Shqipërisë në Evropianin “Francë 2016”.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh