AlbanianSport.com 12.10.2015 08:50
ASNN – Kapiteni i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana, është shfaqur i qetë pas ndeshjes, duke ia dedikuar fitoren me Armeninë gjithë shqiptarëve. “Ka thënë ai duke folur pas ndeshjes. – Kjo ishte ëndrra që kishim dhe më në fund e bëmë realitet. Kam më shumë se një dhjetëvjeçar me kombëtaren dhe gjithnjë kemi ëndërruar të shkojmë në një veprimtari evropiane dhe më në fund brenda e jashtë është bërë një punë e shkëlqyer, me një brez të ri të mrekullueshëm. Për herë të parë kombi shqiptar ka një Kombëtare të vërtetë, të bashkuar, që tregoi se mund të bëjë gjëra të mëdha.”
“Është një arritje e madhe për tifozët, që na kanë mbështetur në të mirë e në të keq, kjo fitore është për ata, – ka thënë gjakovari. – Dy humbjet e shkuara ishin të dhimbshme, por për herë të parë luanim për të shkuar në Evropian dhe nuk është e lehtë që të përballet presioni. Ne kemi qenë gjithnjë të bashkuar, kemi parë punën tonë, nuk jemi shqetësuar nga kritikat, ashtu si nuk kemi kaluar në eufori të tepërt kur kemi fituar. Kemi kaluar pengesa të mëdha, është një arritje madhështore.” Në fund, Cana ka edhe diçka për të gjithë ata që akuzuan Kombëtaren shqiptare pas humbjes kundër Serbisë:
“Kemi arritur majën që ëndërronim dhe kemi hasur pengesa të mëdha, – ka theksuar kapiteni i Kombëtares kuqezi. – Sa më lart ngjitesh drejt majës, aq më shumë stuhia bëhet e fortë dhe stuhia ka ardhur jo vetëm nga jashtë, por edhe nga brenda Shqipërisë, por e kemi përballuar të bashkuar dhe ia kemi dalë mbanë. Serbia na sheh nga Tv duke pirë birra, ndërsa ne do të luajmë në Europian”.