AlbanianSport.com 24.06.2016 08:50
ASNN – Gazetari i mirënjohur sportiv kosovar, Driton Latifi, nëpërmjet një postimi në profilin e tij në rrjetin social, “Facebook”, ka nxjerrë disa statistika interesante nga UEFA për Kombëtaren kuqezi pas tri ndeshjeve të grupit A në “Euro 2016”. Ja statistikat e kombëtares shqiptare në këtë Evropian dhe futbollistëve të saj më të vlerësuar sipas pozitës:
– pasime 1052 (renditet e 16-ta, lë pas Kroacinë)
– 855 pasime të sakta apo 81%, (renditet e 7-ta)
– 30 goditje drejt portës kundërshtare (8 në kuadrat, 12 jashtë, 10 gjuajtje të bllokuara)
– Disiplina: 35 ndërhyrje të shkaktuara, 43 të pësuara, 10 kartona të verdhë (më shumë se kushdo tjetër), 1 karton i kuq (vetëm Austria ka karton të kuq)
– Iniciativa në lojë: 15 goditje nga këndi në favor, 12 kundër, 8 herë e zënë në pozicion jashtëloje
– Në statistikat bazë, Shqipëria lë mbrapa Austrinë, Suedinë, Ukrainën.
– Futbollistët: Portieri Etrit Berisha, i renditur i 37-ti, (ndër të fundit), mbrojtësit Elseid Hysaj 22, Andi Lila 36, qendërmbrojtësit Arlind Ajeti 29, Mërgim Mavraj 44, Lorik Cana 79, mesfushori me tipare mbrojtëse, Burik Kukeli 44, mesfushori me tipare sulmuese Ledian Memushaj 19 (renditja më e mirë), sulmuesi Armando Sadiku 25.