AlbanianSport.com 07.11.2016 08:00
ASNN – Izraeli e ka bërë të ditur dje listën e futbollistëve që trajneri i përfaqësueses, Elisha Levi, ka grumbulluar për sfidën delikate të Eliminatoreve të Botërorit 2018, atë të së shtunës kundër Shqipërisë.
Dy skuadrat përfaqësuese kanë nga 6 pikë secila, pas 3 ndeshjesh të luajtura deri më tani në grupin G. Midis emrave në listën e përfaqësues së Izraelit, për ndeshjen që do të luhet në Stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës, spikatin protagonistët nga kampionati vendas.
Por edhe emra me përvojë nga futbolli britanik. Kërcënimi kryesor për mbrojtjen e Kombëtares kuqezi në këtë sfidë të Eliminatoreve të Botërorit, që luhet në fundjavë, do të jetë kapiteni i Izraelit dhe një lojtar i rrezikshëm në repartin ofensiv, siç është sulmuesi Eran Zahavi.
Duhet theksuar se 5 nga 23 lojtarët e thirrrur nga trajneri Levi për sfidën ndaj Shqipërisë militojnë në radhët e Hapoel Biir Shevas, skuadrës që ka bërë një paraqitje të shkëlqyer në këtë sezon të Ligës së Evropës.