Kombëtarja / Hysaj: Pësojmë gola pa lidhje, Basha: Fillimi na dëmtoi

Share Button

AlbanianSport.com 15/10/2018 07:55

ASNN – Dy nga futbollistët me përvojë të Kombëtares, Elseid Hysaj dhe Migjen Basha, kanë pranuar gabimet që çuan në pësimin e dy golave në ndeshjen e së dielës për Izraeli. “Nuk është diçka e mirë, por duhet të marrim gjërat e mira nga kjo sfidë, – ka theksuar Hysaj. – Patëm shumë raste, por nuk ia dolëm të shënonim. Duhet të vendosemi më mirë, në rastin e golit të parë, që të mos pësojmë këto gola palidhje.”

Këtë mendim ndaj edhe mesfushori i të njëjtës linjë, Basha. “Vështirësia ka qenë vetëm fillimi i ndeshjes, – ka pohuar ai. – Pësuam një gol të çuditshëm që nuk ndodh. Në fund ka qenë ndeshje e mirë. Aq raste kemi bërë sot sa po ti mbledhësh të gjitha nuk i kemi bërë ndonjëherë.” Por çfarë kishte ndryshuar nga ajo fitore 0-3 që Shqipëria arriti vjet në fushë të huaj me Izraelin?

“Nuk besoj se ka ndryshuar shumë, – ka thënë mbrojtësi i Napolit në Serinë A. – Jemi po atë të vitit të kaluar. Patëm 5-6 për të shënuar, por siç e thashë, nëse nuk shënojmë, nuk fitojmë. Pastaj, edhe golat që morëm, duhej të evitoheshin. Kështu e ka futbolli.” Në anën tjetër, Basha ka marrë mbi vete përgjegjësinë e mosqarkullimit të shpejtë të topit nga ana e kuqezinjve.

“Ndeshjen e parë kam prekur më shumë topin, – tha ai. – Nuk i kam ndihmuar ekipit sot. Humbja nuk varet vetëm nga unë. Kisha çdo herë 2 sulmuesit afër ndaj nuk isha shumë afër me topin. Sigurisht që organizimin e lojës duhet ta bëjnë mbrojtësit dhe unë dhe më pas ta kalonim topin te Memushaj dhe Xhaka. Në disa raste ia kemi arritur por në disa raste nuk e bënim shpejt. E marr unë përgjegjësinë për këtë.”

Në fund, Hysaj ka zbuluar edhe atë që trajneri Kristian Panuçi u tha në dhomat e zhveshjeve. “Trajneri na uroi se luajtëm shumë mirë, bëmë një punë të mirë në fushë, dhe kishte të drejtë kur tha se nuk mund të pësojmë këto gola, – pohoi ai. – Nëse nuk shënojmë, nuk fitojmë dot.” Ndërkaq, edhe mesfushori Sabien Lilaj shprehu keqardhjen për rastet e shpërdoruara.

“E kishim studiuar, munduam të godisnim pikat e dobëta, – ka thënë ai, duke folur pas ndeshjes për mediat. – Ia arritëm deri diku, loja ishte e kënaqshme, por nuk shënuam ato 5-6 mundësi të pastra. Futbolli kështu e ka.” Futbollisti ka shpenzuar shumë kilometra në ajër, ndërsa fillimisht Panuçi pati thënë që Lilaj ka një problem fizik që nuk erdhi në grumbullim.

“Nuk e di se çfarë ka thënë trajneri, fizikisht kam qenë shumë mirë, – theksoi mesfushori kuqezi. – Më erdhi thirrja dhe isha i gatshëm, sigurisht. Kam udhëtuar shumë. Përpara dy ditësh gjithë natën po udhëtoja. Erdha në Tiranë, gjysmë dite, u nisa për në Izrael. Sidoqoftë, për ekipin kombëtar nuk jemi kurrë të lodhur.”

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh