AlbanianSport.com 10.06.2015 19:50
ASNN – Ndeshja miqësore me Francën është vlerësuar maksimalisht nga futbollistët e kombëtares shqiptare. Hysaj dhe Lenjani nuk e mendojnë thjesht si një miqësore, por si një ndeshje kualifikuese që ka vlerën e 3 pikëve. Franca vjen me një ekip të kompletuar ndaj edhe ne do t’i përgjigjen me lojën tonë më të mirë janë shprehur dy lojtarët kuqezinj në konferencën për shtyp.
“Ndeshjen me Francën nuk e mendojmë si një miqësore, por si një sfidë eliminatore që vlen 3 pikë”. Kështu janë shprehur Elseid Hysaj dhe Ermir Lenjani, dy lojtarët e kombëtares shqiptare, gjatë konferencës për shtyp të dhënë të mërkurën. Hysaj, që aktualisht luan me Empolin në kampionatin italian, kërkohet nga shumë skuadra të mëdha.
Por ende asgjë nuk është përcaktuar për të ardhmen e sulmuesit të kombëtares kuqezi. Lenjani ka folur edhe i pyetur për vendimin e KAS-it për ndeshjen me Serbinë, që do të jepet në 12 qershor. Ndeshja miqësore Shqipëri-Francë do të luhet të shtunën, më 13 qershor, në “Elbasan Arena” dhe do të transmetohet nga Rrjeti i Radio-Televizionit shqiptar, duke nisur nga ora 18:00.