Kombëtarja / Guxon De Biazi: Në Beograd kemi ardhur për fitore

Share Button

Xhovani-De-Biazi-flet-konference-tetor-2014

AlbanianSport.com 13.10.2014 23:45

ASNN – Duket një atmosferë pozitive në përfaqësuesen kuqezi në prag të ndeshjes së shumëpritur ndaj Serbisë. Edhe pse të rrethuar nga policia në kushte ekstreme jo vetëm jashtë, por edhe brenda stadiumit të Partizanit, lojtarët dhe trajneri Xhovani De Biazi pak i kanë vënë re të gjitha këto dhe e gjithë vëmendja është te ndeshja e mbrëmjes së sotme.

Madje, si për të treguar qetësi dhe se nuk ka asgjë për të fshehur edhe seanca e fundit stërvitore është bërë me dyer të hapura. “Nuk ka ndryshuar asgjë për sa i përket objektivave tona fillestare, – ka deklaruar trajneri i Kombëtares kuqezi, duke folur gjatë konferencës për shtyp dhënë në Beograd. – Mendoj se sipas këtij rendi Serbia, Danimarka dhe Portugalia janë tre skuadrat më të forta të grupit.”

“Ne do të përpiqemi të dalim përtej parashikimit, – ka vijuar 58-vjeçari italian. – Si do t’ia bëjmë? Do të përdorim cilësitë e lojtarëve tanë më të mirë për pikat e dobëta të kundërshtarëve. Për sa i përket tifozëve, me vjen keq që nuk janë, por jam i sigurt që do të na ndjekin nga televizori dhe do të vuajnë edhe pse shpresoj që në fund të gëzojnë së bashku me ne.”

De Biazi duket se ka gjithçka të planifikuar, por ende nuk ka bërë asgjë publike. Sa i përket formacionit besohet se në 90% do të jetë i ngjashëm me atë të ndeshjes së luajtur në “Elbasan Arena”, kundër Danimarkës, me përjashtim të ndonjë ndryshimi në mesfushë, por që ende nuk është bërë me dije dhe sapo të merret informacion për këtë do të bëhet e ditur edhe për futbolldashësit shqiptarë.

Në lidhje me pritjen e kombëtares në Beograd, gazetarët që shoqërojnë Kombëtaren janë shprehur se “shohim një shoqërim të jashtëzakonshëm me eskortë të forcave speciale, ndryshe nga sa De Biazi apo lojtarët e kombëtares kanë parë në ndonjë ndeshje tjetër në fushë të huaj në këto vitet e fundit, por që këto duken si të nxitura prej trazirave mes tifozëve në një ndeshje mes Hungarisë dhe Rumanisë, por edhe në të kaluarën mes Serbisë dhe Kroacisë.”

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh