AlbanianSport.com 05/01/2018 21:45
ASNN – Shqipëria do të luajë më 17 nëntor në “Loro Boriçi” të Shkodrës ndeshjen e fundit në grupin e parë të Ligës C, në kuadër të Ligës së Kombeve, përballë Skocisë, një duel vendimtar dhe për të ardhmen e trajnerit Kristian Panuçi.
Pas Skocisë, më 20 nëntor Shqipëria do të luajë një ndeshje miqësore të nivelit të lartë me Uellsin, takim i planifikuar të zhvillohet në Stadiumin “Elbasan Arena”. Edhe pse duhen dy javë nga zhvillimi i këtij takimi, trajneri i Uellsit, Rajan Gigs, ka zbuluar listën e lojtarëve që do të luajnë kundër Shqipërisë,
Në këtë listë bie në sy prania e “gladiatorëve” si Gareth Bejl dhe Aron Ramsi.
Lista e Uellsit:
Portierë: Uejn Henesei, Deni Uord, Adam Devis
Mbrojtës: Xhejms Çester, Kris Mefëm, Itan Ampadu, Konor Roberts, Kris Ganter, Tom Lokier, Pol Dumet, Nill Tejlor.
Mesfushorë: Methju Smith, Aron Ramsi, Endi King, Xhejms Lourens, Xho Alen, Herri Uillson, David Bruks, Daniel Xhejms.
Sulmues: Tom Lourens, Tajler Roberts, Sam Vouks, Gareth Bejl, Ben Udbërn, Xhorxh Tomas.