Kombëtarja / Fitorja me Rumaninë, ja jehona në mediat ndërkombëtare

Share Button

Rumania-Shqiperi-0-1-Sadiku-goli

AlbanianSport.com 20.06.2016 10:25

ASNN – Mediat ndërkombëtare i kanë bërë jehonë fitores së Shqipërisë të arritur në ndeshjen me Rumaninë, në mbrëmjen e së dielës. Në Francë, në Itali, Angli dhe Spanjë, gazetat më të mëdha sportive kanë publikuar shkrimet e tyre për suksesin e futbollistëve kuqezi në faqet e para. Shqipëria i surprizon të gjithë me fitoren 1-0 ndaj Rumanisë në ndeshjen e fundit në grupin A të fazës finale të Euro 2016.

Një gol i realizuar nga Sadiku dhe një lojë për t’u admiruar u kanë kuqezinjve tri pikët dhe shpresën për kualifikim për në turin e 16-shes së kësaj veprimtarie madhore evropian. Mediat ndërkombëtare kanë vënë në dukje këtë sukses të kombëtares shqiptare dhe trajnerit të saj Xhovani De Biazi. Gazeta më e madhe sportive në Francë, “Francë Futboll” e titullon artikullin e saj “Shqipëria eliminon Rumaninë”.

Ndërsa në brendësi shkruan me detaje se çfarë ndodhi në ndeshjen Shqipëri-Rumani dhe për golin e Sadikut. E përditshmja tjetër franceze “L’Ekip” titullon artikullin: “Shqipëria fiton, Sadiku në histori”. Edhe kjo media publikon në brendësi një artikull të gjatë për ndeshjen e skuadrës kuqezi. Mediat britanike nuk ngurrojnë aspak t’i bëjnë jehonë fitores dhe mundësisë së Shqipërisë për kualifikim për më tej.

“The Guardian” titullon “Shqipëria merr fitore historike” ndërsa për “Daily Mail”, “Goditja me kokë e Sadikut i jep besim Shqipërisë”. E përditshmja prestigjioze sportive “Gazzetta dello Sport” në Itali ka analizuar me detaje punën e trajnerit De Biazi si dhe suksesin e arritur nga kuqezinjtë. Ndërkaq, në Spanjë, prestigjozja “AS” shkruan “Shqipëria arrin fitoren e parë në Evropian”.

Ndërsa “Marca” i bashkohet entuziazmit të kombit shqiptar teksa shpreh në artikull: “Shqipëria arrin fitoren e parë në Evropian”. Edhe mediat serbe i kanë kushtuar rëndësi fitores së Shqipërisë ndaj Rumanisë duke theksuar faktin se mund të vazhdojnë rrugëtimin në Evropian. Gazeta “Blic” shkruan se: “Shqiptarët mund të kalojnë në fazën tjetër, ndërsa rumunët kthehen në shtëpi!”.

Ndërsa “Kurir” shkruan në kryeartikull: “Rumunët kthehen në shtëpi, Sadiku i jep Shqipërisë fitoren historike në Evropian”.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh