Kombëtarja / Dëmtimet, Manaj & Sadiku, mungesat kuqezi ndaj Lihtenshtejnit

Share Button

Kombetarja-Austri-2016-Sadiku-ditelindja

AlbanianSport.com 04.10.2016 08:50

ASNN – Trajneri i Kombëtares,  Xhovani De Biazi, nuk do të ketë në dispozicion dy nga sulmuesit e skuadrës në dispozicion për ndeshjen e radhës në kuadër të Eliminatoreve të Botërorit 2018, atë me Lihtenshtejnin. Rei Manaj është dëmtuar në kavilje dhe sipas mjekëve do të qëndrojë 10 ditë larg fushave të blerta.

Ndërsa Armando Sadiku, i dëmtuar në gju, ndien ende dhimbje, ndaj nuk do të luajë të paktën ndaj Lihtenshtejnit. Kështu, Rei Manaj dhe Armando Sadiku janë dy lojtarët të cilët do t’i mungojnë Kombëtares në ndeshjen me Lihtenshtejnin. 19-vjeçari i kuqezinjve nuk i është bashkuar skuadrës në Vaduz.

Sulmuesi i Peskarës u dëmtua në kavilje në ndeshjen e së shtunës ndaj Kievos  në kampionatin italian dhe u detyrua të linte fushën e lojës në minutën e 67-të. Pas kontrolleve mjekësore, u pa se dëmtimi i tij ishte i rëndë. Manaj do të qëndrojë jashtë fushave të lojës të paktën për 10 ditë.

Ndërkohë, dëmtimi i dy javëve më parë i sulmuesit të kuqezinjve në një ndeshje me FC Zyrihun, ka bërë që ai të mos jetë gati për sfidën e së enjtes. Sadiku nuk është stërvitur dje me ekipin, por ka qenë nën kujdesin e mjekëve, të cilët kanë kryer terapi intensive me të.

Ai ndien ende dhimbje në gju ndaj duket i pamundur aktivizimi ndaj Lihtenshtejnit. Në ditët në vijim mjekët do të konfirmojnë nëse sulmuesi do të jetë i gatshëm të luajë të paktën me Spanjën. Por, edhe 7 lojtarë të tjerë kanë zhvilluar stërvitje të diferencuar si Berisha, Agolli, Xhaka, Hysaj, Memushaj, Mavraj dhe Hyka.

Ndoshta trajneri De Biazi ka menduar të mos i angazhojë me seanca të plota stërvitore, pasi të gjithë këta lojtarë kanë luajtur në fundjavë me skuadrat e tyre. Sot kombëtarja do të zhvillojë dy seanca stërvitore, paradite dhe pasdite.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh