Kombëtarja / De Biazi: Zvicra, ekipi i bukur, por jo aq larg Shqipërisë

Share Button

Kombetarja-France-2016-De-Biazi-Tramexani

AlbanianSport.com 07.06.2016 11:35

ASNN – Trajneri De Biazi flet me besim për mediat zvicerane: “Shqipëria tani është më afër Zvicrës”. Kreu i stolit të Shqipërisë, është pyetur së fundmi nga mediat zvicerane sesi e shikon përballjen mes dy ekipeve në Evropian. Italiani duket optimist në prag të duelit të 11 qershorit. Madje nuk e ka shqetësuar humbja e fundit. Shqipëria i duket e fortë trajnerit të saj, Xhovani De Biazi, i cili nuk ngurron ta pohojë një gjë të tillë për mediat zvicerane.

Italiani u pyet sërish, këtë herë nga “Tribunë dë Zhenevë” lidhur me përballjen ndoshta më interesante të Kampionatit Evropian, atë mes kombëtares shqiptare dhe asaj të Zvicrës, dhe u përgjigj me mjaft siguri. “Raporti i forcave është më aq i pabarabartë në krahasim me ato dy humbje të Eliminatoreve të Botërorit 2014, – tha De Biazi, – Shqipëria është afruar me Zvicrën”. Ai shtoi se “Zvicra ka një ekip të bukur dhe spektakolar, me individualitete të forta dhe një organizim shumë të mirë”.

Por italiani me pasaportë shqiptare theksoi edhe se “ne kemi bërë përparim të madh, ndonëse ende kemi mundësi të përmirësohemi”. Lojtari me origjinë shqiptare i Zvicrës, Valon Behrami, ka theksuar se me Shqipërinë luajnë ata shqiptarë që nuk u preferuan nga kombëtarja helvete, por për De Biazin kjo është gjysmë e vërtetë. “Mund të ketë qenë kështu 4-5 vjet më parë, – tha ai, por tani është ndryshe. Ka përfaqësues dhe prindër futbollistësh që na pyesin nëse Shqipëria është e interesuar për ta”.

Trajneri i shqiptarëve nuk e quan as avantazh, dhe as dizavantazh faktin që ndeshja e parë do të jetë ndaj Zvicrës, por thekson se do të duhet vëmendje maksimale ndaj çdo detaji për të dalë me sukses.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh