AlbanianSport.com 12.10.2014 09:45
ASNN – Trajneri i Kombëtares, Xhovani De Biazi theksoi pas barazimit 1-1 me Danimarkën se kombëtarja jonë mund ta kishte fituar ndeshjen pas një “loje perfekte taktikisht”. “Jam gjysmë i kënaqur, si gjithë ata që na kanë ndjekur këtu dhe në shtëpi”, – ka deklaruar ai.
“Mendova se po e fitonim ndeshjen dhe në fakt do të kishte qenë një fitore e merituar, – ka vijuar italiani. – Paraqitja e skuadrës sonë ishte e mirë. Luajtëm siç duhej, me zgjuarsi për të shprehur të gjitha aftësitë tona, por skuadra u “shemb” në 10 minutat e fundit dhe aty u ndëshkuam.”