Kombëtarja / De Biazi: Nuk jam këtu për paratë, por për një mendësi ndryshe

Share Button

AlbanianSport.com 15.03.2017 15:15

ASNN – Të premten e 24 marsit 2017, në Stadiumin “Renzo Barbera” të Palermos, Shqipëria do të përballet me Italinë, në një ndeshje të vlefshme për grupin G të Eliminatoreve të Botërorit “Rusi 2018”. Trajneri i kuqezinjve, Xhovani De Biazi, i pranishëm në Asamblenë Vjetore të Federatës Shqiptare të Futbollit, ka folur për mediat italiane duke për këtë sfidë. Ai ka vlerësuar Berishën dhe Hysajn si lojtarë të momentit. Ndërsa ka thënë se Ventura ka një ekip tepër cilësor.

Kur kanë mbetur edhe 9 ditë përpara sfidës me Italinë, e vlefshme për grupin G të Eliminatoreve të Botërorit “Rusi 2018”, trajneri i kombëtares kuqezi, Xhovani De Biazi ka folur për “La Tribuna di Trevizo”. Italia vjen në sfidën me Shqipërinë si kryesuese e grupit me 10 pikë, po aq sa edhe Spanja, ndërsa kuqezinjtë 6. Por përtej kësaj renditjeje, në mediat vendase, trajneri i Italisë, Ventura ka thënë se i trembet ndeshjes me Shqipërinë.

“S’ka mundësi, – përgjigjet De Biazi. – Ai është favorit pasi ka në formacion lojtarë të rinj e të talentuar si Beloti e Imobile. Më pas është blloku i mbrojtjes së Juventusit, që garanton siguri. Pa harruar Romanjolin apo Kaldaran. Ventura s’ka çfarë të kërkojë më shumë, vetëm të marrë lojtarë nga Marsi.” I pyetur se cili nga lojtarët shqiptarë që luajnë në kampionatin italian, po shkëlqen më shumë, De Biazi përgjigjet: “Të gjithë po bëjnë më të mirën”.

“Por më mirë po luan Berisha, që ka marrë rolin e titullarit me Atalantën, – ka vijuar ai. -Pa harruar edhe Hysajn që po bën një sezon të jashtëzakonshëm”. Gjatë intervistës, De Biazi është pyetur edhe për një ofertë për të drejtuar një skuadër në kampionatin italian. “Po më ka marrë Zamparini, por e refuzova me mirësjellje, – ka thënë De Biazi. – Për momentin jam mirë me Shqipërinë teksa kam transmetuar edhe një mesazh. Nuk jam këtu për para, por për të krijuar një mendësi ndryshe.”

“Pasi unë besoj me të vërtetë se mund të fitoj. Dhe kjo është thelbësore. Unë vërtet nuk kam lojtarë cilësorë siç i ka Italia, por secili përdor në fushë mënyrat e veta më të mira. Do të bëjmë një ndeshje të bukur në Palermo”, – ka përfunduar trajneri i Kombëtares kuqezi, Xhovani De Biazi, duke folur për “La Tribuna di Trevizo”.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh