Kombëtarja / De Biazi në versionin “veror”, nga shtatori tek votimet

Share Button

Xhovani-De-Biazi-2015-flet

Adriatik Balla 05.07.2015 13:45

Edhe pse ndeshjet ndaj Danimarkës dhe Portugalisë Kombëtarja kuqezi do t’i luajë në shtator, për trajnerin Xhovani De Biazi nuk ka pushim, sepse po shihet ecuria e lojtarëve dhe po mendohet për vazhdimësinë e lojës dhe rezultateve të ekipit. Edhe një herë tjetër De Biazi është shprehur me tone pozitive dhe ka premtuar se do të zbresë në fushë lojtarët që gëzojnë formën më të mirë. Duke folur për “TV Klan”, trajneri kuqezi komentoi edhe pritshmëritë e CAS-it, lojën e grupit dhe mundësitë e afrimit të lojtarëve të rinj.

“Do të luajmë që në shtator me dy kundërshtarë tepër të fortë, që do të na e vështirësojnë punën, – ka theksuar italiano-shqiptari. – Në atë moment kampionatet janë në fillimin e tyre dhe do të afrohen natyrisht ata lojtarë, të cilët janë më në formë. Do të jetë një formacion i thuajse i ngjashëm me atë që patëm në takimin me Armeninë, duke përjashtuar të dëmtuarit e mundshëm, natyrisht Mavrajn.” Rruga drejt finaleve të “Euro 2016”-s kalon nga e famshmja ndeshje me Serbinë, që pritet të ketë një vendim përfundimtar pas disa ditësh.

“Vendimi për ndeshjen me Serbinë është shtyrë disa herë dhe nuk di nëse kjo është diçka e mirë ose jo, – theksoi De Biazi. – Nuk dua të flas me shumë, pasi mund të zhgënjehemi në fund, por verdikti i Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv është i rëndësishëm për të ardhmen e Kombëtares.” Loja e kuqezinjve është rritur në nivel me kalimin e viteve dhe kjo ka bërë që në shortin e Eliminatoreve të Botërorit 2018, Shqipëria të jetë në vazon e tretë. Prandaj, trajneri i Kombëtares kuqezi shpreson në një grup të favorshëm.

“Tani ndodhemi në vazon e tretë dhe kemi shansin që të kemi kundërshtarë më të dobët, por nuk i dihet fatit të goglave, – ka pohuar ai. – Unë dua të shmang ekipet që renditet të parat e renditjes si Gjermania apo Belgjika dhe të kemi përballë skuadra që janë më të arritshme për ne.” Më tej, De Biazi komenton edhe paraqitjen e parë të ekipeve shqiptare në Evropë. Ai e ndoqi në stadium takimin mes Kukësit dhe Torpedos së Zhodinos. “Rezultati i Laçit nuk më pëlqeu, pasi ka treguar një lojë të mirë gjatë sezonit. Kukësin e ndoqa në stadium.”

“Mendoj se mund të kishte arritur një fitore më të thellë që do t’i siguronte kualifikimin, – ka vijuar 59-vjeçari. – Më vjen keq për Partizanin, por ka mundësi që ta kthejë rezultatin në Tiranë, megjithatë kjo varet edhe nga gjendja e futbollistëve. Skënderbeu është një garanci, pasi ka rreth 5 vite që fiton dhe është një realitet që mund të çojë një ekip shqiptar që të shkojë në fazën e grupeve.” Veç skuadrave shqiptare, ai është i vëmendshëm edhe ndaj zhvillimeve të tjera në vend, veçanërisht pasi ka marrë nënshtetësinë shqiptare.

Por shpreh keqardhje që nuk pati mundësi të votojë në zgjedhjet e 21 qershorit. “Nuk votova, pasi nuk e kisha emrin në listë, koha ishte e pamjaftueshme për t’u përfshirë, pasi kisha pak kohë që isha nënshtetas shqiptar. Herën tjetër ndoshta mund të votoj”, përfundoi trajneri i Kombëtares kuqezi, Xhovani De Biazi.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh