Kombëtarja / De Biazi: Ndaj Italisë luajnë ata që luajnë & japin mbi 100%

Share Button

AlbanianSport.com 01.03.2017 13:45

ASNN – Trajneri i Kombëtares kuqezi, Xhovani De Biazi, u ka bërë të qartë lojtarëve të tij se në ndeshjen kundër Italisë do të zbresin në fushë lojtarët që janë më në formë dhe askush tjetër nuk do të ketë mundësinë të ketë shans aktivizimi nëse nuk luan rregullisht me ekipin e tij në kampionatet përkatëse. Bazuar në këtë qëndrim, të cilin ai e rikujtoi dhe një herë për mediat zvicerane në vizitën e fundit në Lugano, mund të konstatohet lehtë se De Biazi dëshiron në fushë përballë axurrëve futbollistë që janë fizikisht shumë lart dhe që luajnë e bëjnë diferencë edhe në skuadrat e tyre.

Për momentin, lojtarë si Xhaka, Basha, Memushaj, Hysaj e Mavraj, e kanë të sigurt formacionin, sepse janë titullarë të padiskutuar me ekipet e tyre, por disa mungesa në portë, mbrojtje dhe në sulm, lënë vend për hamendësime, sepse ka lojtarë që nuk luajnë rregullisht dhe De Biazi nuk e pranon këtë fakt. Sidoqoftë, ai ka lënë të hapur derën për gjithsecilin, duke qenë i bindur se deri në datën 24 mars shumë gjëra mund të ndryshojnë. “Jemi në prag të një takimi të rëndësishëm”,  – ka thënë italiani me pasaportë shqiptare, duke folur për mediat helvete.

“Dua që lojtarët e mi të jenë në formë për këtë ndeshje dhe të japin maksimumin e tyre, – ka vijuar ai. – Përballemi me Italinë që është një skuadër shumë e fortë. Do të përpiqemi të bëjmë më të mirën dhe shpresojmë të jemi surpriza në këtë ndeshje. Por që të dalim me pikë duhet që lojtarët të jenë në formë dhe të japin më shumë se 100% të tyre.” Ndeshja me Italinë do të luhet në stadiumin “Renzo Barbera” të Palermos më 24 mars 2016, teksa De Biazi duket qartë se po kërkon lojtarë që gëzojnë cilësi të veçantë dhe që bëjnë diferencë, në mënyrë që të surprizojë përfaqësuesen italiane.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh