AlbanianSport.com 16.06.2016 18:25
ASNN – Trajneri i Kombëtares mbush 60 vjeç, futbollistët dhe FSHF i urojnë Xhovani De Biazit jetë të gjatë dhe suksese. Italiani me pasaportë shqiptarë, që në stolin e kombëtares është që nga viti 2011, mori urime nga futbollistët e ekipit dhe nga Federata Shqiptare e Futbollit, të cilët i dëshirojnë atij jetë të gjatë dhe suksese në karrierë.
De Biazi u bë trajneri i parë që kualifikoi ekipin përfaqësues në fazën finale të një veprimtarie madhore, siç është në këtë rast, Evropiani, dhe po tregon aftësitë e tij edhe në Francë. Për fat të keq, ai nuk mundi të merrte si dhuratë një rezultat pozitiv në përballjen e djeshme ndaj francezëve, duel që Shqipëria e humbi në minutat e fundit.
Sidoqoftë, De Biazi shpreson që të marrë një dhuratë të vonuar të dielën, pasi nëse Kombëtarja fiton me Rumaninë, ajo me shumë gjasa kualifikohet për në fazën e dytë në Euro 2016. Edhe AlbanianSport.com i uron trajnerit kuqezi shëndet, jetë të gjatë dhe suksese të mëtejshme në karrierë.