Kombëtarja / De Biazi: E kush nuk do ta donte Italinë, Hasi mban frymën

Share Button

Xhovani-De-Biazi-Besnik-Hasi

AlbanianSport.com 04.05.2016 12:30

ASNN – Trajneri i kombëtares shqiptare Xhovani De Biazi nuk e ka fshehur sërish ëndrrën për të drejtuar Italinë, por është shprehur se për momenin është i përqendruar tek “Euro 2016”-ta. Ndërkohë, mediat belge bëjnë të ditur se nëse De Biazi largohet, gati për të drejtuar skuadrën kuqezi është Besnik Hasi. Vazhdon të këmbëngulë se mendon vetëm për aventurën në Euro 2016, por, sidoqoftë, nuk e fsheh aspak ëndrrën e tij për t’u ulur në stolin e përfaqësueses italiane.

Telenovela e gjatë e muajve të fundit me Xhovani De Biazin mes kandidatëve për të zëvendësuar Antonio Konten në skuadrën e kaltër është shtuar me një tjetër seri. Sërish “SportMediaset” ka intervistuar trajnerin e përfaqësueses shqiptare, i cili edhe një herë është shprehur se për të ardhmen do të flasë vetëm pas Kampionatit Evropian të verës. “Shpresoj që të mos jetë ashtu si në politikë, ku emri i përfolur përpara kohe në fund digjet”, – ka thënë me shpoti De Biazi.

“Le të themi se skuadra përfaqësuese është një nder dhe kush nuk do të dëshironte të bëhej trajner i Italisë katër herë kampione të botës, por unë jam i përqendruar tek Evropiani i Shqipërisë time, pastaj….”, ka thënë shtuar 60-vjeçari, i cili, më pas nuk mund të evitonte një koment edhe për titullin “kampion” të Leisterit Sitit të mikut të tij Klaudio Ranieri.

Një përrallë që, sipas tij, i ngjan edhe kualifikimit të Shqipërisë. “Po, mund të ketë një krahasim, – ka pohuar De Biazi. – Kur fiton besimin e futbollistëve të tu, mund të bësh gjëra të mëdha”. Në pritje për të mësuar të ardhmen e trajnerit dhe stolit të Kombëtares shqiptare duket se është edhe Besnik Hasi. Majde, të sigurta për një gjë të tillë janë edhe mediat belge.

Ato bëjnë të ditur se trajneri në largim i Anderlehtit ka refuzuar oferta të rëndësishme nga shumë klube dhe arsyeja e vetme është se ai po pret një ftesë nga përfaqësuesja kuqezi. Duke qëndruar në atë që raportojnë mediat vendase, ish-kapiteni kuqezi u ka thënë “jo” ose ka lënë në pritje skuadra si Nanta, Trabzonspori apo Aston Vila. Emri i Besnik Hasit u përfol për Kombëtaren e Shqipërisë edhe në vitin 2011 përpara se të ulej në stol Xhovani De Biazi.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh