Kombëtarja / De Biazi: Dy ndeshje prestigji / Cana: S’ka “miqësore” (Video)

Share Button

Xhovani-De-Biazi-flet-konference-nentor-2014

AlbanianSport.com 12.11.2014 18:44

ASNN – “Edhe pse këto dy ndeshje janë miqësore, ne do t’i marrim ato si të ishin ndeshje të vlefshme për kualifikim, sepse janë me të vërtetë dy ndeshje prestigji.” Kështu ka deklaruar të mërkurën trajneri i Kombëtares kuqezi, Xhovani De Biazi gjatë konferencës për shtyp, dhënë në Durrës, duke folur për dy takimet e mesit të nëntorit, atë kundër Francës dhe atë kundër Italisë. Fjalëve të trajnerit u ka bërë jehonë edhe kapiteni kuqezi, Lorik Cana.

Kombëtarja kuqezi ka zhvilluar të martën në mbrëmje seancën e parë stërvitore me grupin e plotë të lojtarëve që trajneri Xhovani De Biazi, në prag të dy ndeshjeve miqësore të mesit të nëntorit, atë kundër Francës dhe atë kundër Italisë. Në konferencën për shtyp të dhënë të mërkurën, trajneri De Biazi, ka pranuar vështirësinë që paraqesin dy kundërshtarët e radhës. “Kur ke përballë ekipe të këtij kalibri, siç janë Italia dhe Franca, natyrisht që të nevojitet një vlerësim dhe një përkushtim maksimal”, – ka thënë ai.

“Edhe pse këto dy ndeshje janë miqësore, ne do t’i marrim ato si të ishin ndeshje të vlefshme për kualifikim, sepse janë me të vërtetë dy ndeshje prestigji, – ka vijuar De Biazi. – Sa i përket mënyrës sonë të lojës në këto dy ndeshje, do të thoja që afërmendsh do jetë e vështirë të luajmë në sulm ndaj këtyre skuadrave. Megjithatë, kam besimin se do të japim më të mirën tonë, ndërsa do të fitojmë edhe një përvojë të vyer përballë lojtarëve të këtij kalibri.”

Fjalëve të trajnerit u ka bërë jehonë edhe kapiteni kuqezi, Lorik Cana. “Për ne dhe sidomos për lojtarët e rinj që nuk kanë shumë histori në këtë grup, këto ndeshje janë shumë të rëndësishme. Jo vetëm se po luajmë kundër ekipeve dhe lojtarëve me emër por edhe sepse nëpërmjet tyre, skuadra rritet dhe forcohet”, – përfundoi gjakovari që militon në kampionatin italian të futbollit me Lacion. Ndeshja me Francën luhet të premten, duke nisur nga ora 20:45, ndërsa 4 ditë më vonë, po në të njëjtin orar, Shqipëria përballet me Italinë në Xhenovë, në të parën miqësore midis dy vendeve fqinje në nivelin e të rriturve.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh