Kombëtarja / De Biazi: Bosnjë-Hercegovina, provë e dobishme për Izraelin

Share Button

AlbanianSport.com 27.03.2017 18:35

ASNN – Pas humbjes me Italinë në Palermo, Shqipëria e ka hedhur vështrimin drejt miqësores së të të martës me Bosnjë-Hercegovinën, e cila, sipas trajnerit Xhovani De Biazi, do t’i shërbejë për të marrë sa më shumë përgjigje nga grupi pak muaj përpara duelit me Izraelin. Duke folur për çështjen “Xhaka”, De Biazi ishte i qartë duke thënë: “Kush nuk dëshiron të qëndrojë është i lirë”.

Një provë e dobishme që vjen pas një sfide si ajo me Italinë dhe që mund t’i japë përgjigje shumë pyetjeve për ndeshjen e ardhshme, atë me Izraelin. Kështu e ka cilësuar trajneri i Kombëtares, Xhovani De Biazi, miqësoren e së mërkurës me Bosnjë-Hercegovinën. “Do të përpiqemi të arrijmë një rezultat pozitiv por do të kërkojmë të integrojmë edhe elementë të rinj”, – ka thënë ai.

“Kjo ndeshje për ne është një test sepse përballë kemi një skuadër shumë të fortë ndaj se cilës duhet të jemi shumë të kujdesshëm, – ka vijuar italiani me pasaportë shqiptare. – Jam i fokusuar që tani për sfidën e qershorit në Izrael dhe kjo ndeshje do të na shërbejë shumë për atë përballje”. Natyrisht, një pjesë të mirë të vëmendjes në konferencës për shtyp të së hënës e ka zënë çështja “Xhaka”, për të cilën, trajneri kuqezi ishte i qartë.

“Trajneri është 60 vjeç, ndërsa Xhaka 27 dhe trajneri kujdeset për lojtarët e tij, ndoshta ata jo për veten e tyre, – ka ironizuar De Biazi. – Ka rregulla për të qëndruar në grup, i pari është të respektosh shokët dhe vendimet e trajnerit. Nëse dikujt i duket vetja më i mirë mjafton ta tregojë në fushë. Unë ua kam dhënë mundësinë të gjithëve, por nëse mendon se duhet të luajë gjithmonë kjo është një çështje tjetër që nuk më takon.”

Fjalëve të trajnerit u ka bërë jehonë e mbrojtësi Elseid Hysaj. De Biazi theksoi edhe një herë se është Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ai që duhet të hedhë hapin e parë për çështjen e kontratës.

 

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh