Kombëtarja / De Biazi bën bilancin e 2014-s: Fituan respektin e rivalëve

Share Button

Kombetarja-Stervitet-2014-De-Biazi-France

AlbanianSport.com 24.12.2014 15:25

ASNN – Trajneri i kombëtares shqiptare, Xhovani De Biazi ka bërë një skaner të vitit që është në ditët e fundit të tij. Italiani ka vlerësuar paraqitjet e skuadrës kuqezi, ndërsa e ka cilësuar të padrejtë atë që ndodhi në Serbi dhe vendimet e Komisioneve të UEFA-s. Fundviti dhe kohë bilancesh edhe për Xhovani De Biazin.

Trajneri i Kombëtares shqiptare i bën një skaner 2014-ës së tij në pankinën kuqezi, duke e cilësuar atë pozitive në tërësi. Gjithsesi, italiani kërkon më shumë nga e ardhmja. “Ky ishte nje vit i mirë dhe sipas meje kemi punuar mirë, duke krijuar një grup të mirë lojtarësh”, – ka deklaruar ai, duke folur për mediat shqiptare.

“Gjithsesi, unë them se duhet të përmirësohemi më shumë, duke fituar eksperienca te reja, – ka vijuar ai. – Duhet te rritemi në mënyrë të vazhdueshme, por të qetë.” Për De Biazin, Kombëtarja shqiptare ka ndryshuar filozofinë e saj të lojës, duke fituar respektin e skuadrave më të mëdha.

“Sigurisht është parë një skuadër e vendosur mirë në fushën e lojës edhe me kundërshtarë shumë të fortë. Kemi bërë një futboll të bukur dhe mendoj se kjo është parësore. Por nuk duhet të harrojmë se prej pak kohësh kemi nisur një rrugë të re dhe me lojtarë relativisht të rinj”, – theksoi trajneri i Kombëtares.

Por sigurisht në një vit të gjatë nuk kanë munguar edhe momentet negative. Dhuna në ndeshjen e Beogradit që u shoqëruan me vendimet e padrejta të Komisioneve të UEFA-s i kanë lënë një shije të hidhur De Biazit. “Kam mbetur i hidhëruar për një situaë që sipas meje u gjykua në mënyrë negative për skuadrën tonë”, – ka këmbëngulur ai.

“Vendimi i UEFA-s ishte i gabuar dhe shpresojmë që KAS të na kthejë atë që na u mohua në fushën e lojës. Kemi akoma një shans dhe mendoj se Shqipëria duhet të respektohet si shtet, si popull dhe si federatë”- theksoi De Biazi. Kombëtarja e Shqipërisë e mbylli vitin 2014 në vendin e tretë të grupit I eliminator të Euro 2016, ndërsa në pozicionin e 58-të të klasifikimit botëror të FIFA-s.

 

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh