Kombëtarja / Cikalleshi: Ne do të bëjmë tonën, me besim & përkushtim

Share Button

AlbanianSport.com 22/03/2021 20:10

ASNN – Edhe sulmuesi kuqezi Sokol Cikalleshi, i cili po shkëlqen në Turqi, theksoi në fjalën e tij gjatë konferencës për shtyp të Kombëtares, të mbajtur në Barcelonë, se objektivi kryesor i skuadrës është të marrin rezultat pozitiv ndaj Andorrës, teksa foli edhe për gjendjen e ekipit, grupin dhe të ardhmen e tij. “Po patjetër që objektivi ynë i radhës, si nga ana individuale ashtu edhe nga ana e ekipit është që ta nisim me këmbën e mbarë, – ka thënë ai. – Pa diskutim që gjëja kryesore është që ne të arrijmë të marrim rezultat pozitiv në ndeshjen e parë. Nëse do të arrija të shënoja dhe t’i sillja ekipit fitoren, kjo do ishtë një kënaqësi e dyfishtë.”

“Është një ndeshje për t’u vlerësuar, siç e tha edhe Ajeti, sepse kemi një ekip që në letër është më i dobët se ne, por nëse kthejmë sytë nga historia, kemi pasur situate ku kemi hasur shumë vështirësi, – ka pohuar sulmuesi kuqezi. – Kështu që do jemi shumë të fokusuar për të arritur 3-pikëshin. Ne do synojmë maksimumin, pa diskutim. Por duke parë që përballë kemi edhe Anglinë, një skuadër e nivelit botëror, ajo çka na mbetet neve është që të gjitha mundësitë tona t’i shpalosim në fushë, si nga ana fizike po ashtu edhe nga shpirti i garës e disiplina taktike. Nëse do të arrijmë t’i bëjmë këto gjëra në fushë dhe pastaj cilësia e Anglisë do të vendoste ndeshjen, ne na ngelet veç ta duartrokasim.”

“Por nga shpirti i garës dhe nga dhënia gjithçka në fushë, ne besoj që mund të arrinim diçka më shumë”, – tha shtatlarti kavajas, i cili më pas foli për sulmin dhe gjendjen e ekipit. “Jo vetëm sulmi, por besoj që gjithë ekipi ndihet shumë mirë, duke u nisur nga Liga e Kombeve, që arritëm objektivin që kishim, – ka theksuar ai. – Ndihemi shumë mirë, lojtarët po luajnë thuajse të gjithë ne ekipet e tyre. Për shkak të epidemisë ka qenë një kampionat shumë i ngjeshur, por nuk është se e ndjejmë vetën shumë të lodhur. Jemi gati! Unë ju siguroj, nga unë i pari se nëse do të fillojmë ta mendojmë në këtë mënyrë, absolutisht që do të hasim shumë vështirësi.”

“Është një ndeshje që duhet ta vlerësojmë maksimalisht dhe duhet të futemi në fushë jo për të shënuar Cikalleshi apo dikush tjetër, por të futemi në fushë për ta fituar ndeshjen, – ka këmbëngulur 30-vjeçari. – Pastaj, patjetër që më shumë mund të shënojnë sulmuesit apo faza sulmuese, por kjo ka pak rëndësi. Në qoftë se unë do jem në fushë, unë jam sulmuesi dhe besoj që mundësia më e madhe është të shënoj unë por kjo nuk do të thotë që do të shënoj unë patjetër. Absolutisht jo. E rëndësishme është të fitojmë. Kjo është kryesorja. Pastaj kush shënon, është diçka që, le të ngelet, ta shikojmë në fushë.”

Në vijim, futbollisti i Kombëtares ka dhënë mendimin e tij për grupin e Shqipërisë në këto eliminatore. “Grupi?  Për këtë jemi kuriozë të gjithë, – ka pohuar ai. – Edhe ne si lojtarë jemi përballë një sfide që jemi të gatshëm ta provojmë. Në letër ne renditemi pas Hungarisë dhe Polonisë, duke lënë mënjanë Anglinë. Por besoj se çdo hap përpara, që mund të arrijmë në fund të veprimtarisë, sado i vogël qoftë, besoj që duhet përgëzuar. Por duke parë dhe garën, që duhet të renditesh në dy vendet e para, ne do të provojmë gjithçka. Në momentin që ne do të arrijmë të kualifikohemi, për mendimin tim do të jetë super sukses, nuk diskutohet.”

“Por edhe po të lëmë pas Hungarinë, besoj se do jetë një hap përpara, – ka vijuar Cikalleshi. – Ajo çka do të doja, si nga unë, ashtu edhe nga ekipi është që pavarsisht kundërshtarit që do të kemi përballë, të shpalosim të gjithë mundësitë tona. Nëse ne do ta arrijmë këtë gjë, ne fund të edicionit, pavarësisht renditjes, do të jemi të qetë me veten tonë, që provuam gjithccka. Edhe pse kemi pasur luhatje, ne ishim shumë afër, nëse edicionin e kaluar do të fitonim në Turqi atë ndeshje, mund të ndryshonte dhe fati për kualifikim për në Evropian. Futbollit nuk i dihet. Ajo që është e rëndësishme është që këto ndeshje që janë për t’u fituar, t’i fitojmë dhe në fund të edicionit, të kemi dhënë gjithçka kemi.”

Në fund, ai ka folur edhe për të ardhmen e tij në futbollin e klubeve. “Unë ndihem shumë mirë në Turqi, u bënë 6-7 vite që jam atje, – ka këmbëngulur sulmuesi. – Patëm një rënie dy vitet e fundit, por tashmë u riktheva në Superligë. Kam edhe një vit tjetër me Konjasporin. Patjetër që synimet e mia janë gjithmonë më lart, por unë jam realist dhe objektiv. Nëse do më vinte një ofertë nga Ligat më të forta, do ta shqyrtoja në detaje, por për momentin nuk ka asgjë. Jam  shumë i lumtur  me atë që më ka ofruar Zoti dhe karriera ime, kështu që ndihem shumë komod. Janë disa gjëra që vijnë edhe me moshë, unë tashmë jam 30 vjeç, por do vazhdoj të jap më të mirën si aty edhe në Kombëtare. Të ardhmes nuk i dihet, ta shikojmë”, – përfundoi Cikalleshi.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh