AlbanianSport.com 22.03.2016 15:30
ASNN – Kombëtarja shqiptare do të zhvillojë dy ndeshje miqësore në javën në vijim, atë kundër ndaj Austrisë më 26 mars dhe Luksemburgut më 29 mars. Në kuadër të këtyre takimeve, ekipi kuqezi, i drejtuar nga trajneri Xhovani De Biazi, ka nisur përgatitjet në kampin e saj stërvitor në Durrës, ndërsa në konferencën e sotme për shtyp kanë dalë para mediave qendërmbrojtësi i Këlnit në Gjermani, Mërgim Mavraj, dhe qendërsulmuesi i Bashaksehirit në Turqi, Sokol Cikalleshi.
Në kuadër të përgatitjeve për pjesëmarrjen e saj historike në fazën finale të Kampionatit Evropian të Futbollit, Kombëtarja shqiptare do të zhvillojë dy ndeshje miqësore, atë kundër ndaj Austrisë më 26 mars dhe Luksemburgut më 29 mars. Të dyja këto ndeshje kuqezinjtë do t’i luajnë në fushë të huaj dhe, në kuadër të këtyre takimeve, ekipi kuqezi, i drejtuar nga trajneri Xhovani De Biazi, ka nisur përgatitjet në kampin e saj stërvitor në Durrës.
Të hënën, De Biazi shpalli edhe listën e lojtarëve që ai ka grumbulluar për këtë takim dhe tanimë ka nisur seancat stërvitore me ngarkesë të plotë. Duke folur në konferencën e përditshme për shtyp, qendërmbrojtësi Mërgim Mavraj, ka theksuar se tanimë ka nisur beteja midis kontingjentit të lojtarëve për një vend në skuadrës që do të shkojë në Francë. Ndërsa për qendërsulmuesin Sokol Cikalleshi, kuqezinjtë do të kërkojnë rezultat pozitiv në këto takime.