AlbanianSport.com 12.11.2015 19:25
ASNN – Pasi ka përfunduar fazën përgatitore, kombëtarja shqiptare e futbollit është nisur drejt Prishtinës ku të premten do të zhvillojë miqësoren me Kosovën. Kapiteni i kuqezinjve, Lorik Cana është shprehur se kjo ndeshje nuk ka rëndësi për rezultatin, por do të luhet për kënaqësinë e të gjithë tifozëve.
Kombëtarja shqiptare e futbollit ka përfunduar përgatitjet për dy miqësoret e radhës. Të enjten, rreth orës 14.00, futbollistët dhe stafi drejtues janë nisur drejt Kosovës për të luajtur miqësoren me përfaqësuesen vendase. Për kapitenin e kuqezinjve, Lorik Cana, kjo ndeshje nuk ka në thelb rezultatin e saj, por t’u japë kënaqësi gjithë tifozëve.
Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana ka qenë futbollisti i fundit që i është bashkuar skuadrës së trajnerit Xhovani De Biazi.