Kombëtarja / Broja: Një gol për shumë të tjerë që shpresoj se do të vijnë

Share Button

AlbanianSport.com 05/09/2021 22:15

ASNN –  Futbollisti i ri i Kombëtares kuqezi  rrëfen për RTSH Sport emocionet e golit. Ishte goli i tij që vulosi fitoren minimale, por mjaft të vyer në minutat e fundit ndaj Hungarisë. Dhe, natyrshëm nuk e ka fshehur kënaqësinë e gjetjet së golit të parë kuqezi.

“Jam shumë krenar për këtë fanellë, për këtë ekip, – ka thënë ai. – Ka qenë ndeshje e rëndësishme, duhej ta fitonim medoemos për tre pikët. Më futi trajneri dhe shyqyr Zotit bëra gol dhe u kënaqëm të gjithë. Është shumë mirë të bëj golin e parë sepse të jep shumë kompetencë e besim.”

“Goli vjen kur do goli, ka raste që luaj mirë e nuk vjen, më e rëndësishme është të marrësh 3 pikë”, – ka vijuar futbollisti i ri, i cili nuk ka dëshiruar të komentojë zgjedhjet e trajnerit Reja. “Trajneri bën një ekip dhe s’mund të thuash gjë, – ka thënë ai. – Unë mund vetëm të bëj mirë në ndeshje dhe stërvitje.”

“Nuk më futi në ndeshjen e parë, por është shumë bukur të futem tani në fund dhe të shënoj gol, – ka këmbëngulur ai. – Isha pak me nerva sepse nuk luajta me Poloninë dhe nuk nisa sot, por nuk stresohem sepse e di që do të vijë koha ime dhe unë mundem ta shfrytëzoj.”

“Kritikat e trajnerit? Ai ka mendimin e tij, – ka thënë Broja. – Kur e dëgjova, ula kokën dhe vazhdova punën. Ky gol ka vlerë të madhe sepse është edhe i pari. Ekipi është më i rëndësishëm, unë luajta 20 minuta, por gjithë ekipi ka luftuar në fushë dhe jemi të kënaqur.”

“Jam lojtar që dëshiron të luajë gjithë ndeshjen, por ekipi është më i rëndësishëm dhe kur të fut trajneri 20 minuta, 10 minuta, asnjë, duhet të jesh pjesë e ekipit e duhet të mos bëhesh me nerva dhe të vazhdosh me futbollin’, – ka përfunduar Armando Broja, futbollisti që është në pronësi të Çellsit, por është huazuar tek Sauthemptoni.

 

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh